Sipas studimeve, pesha e një njeriu mund të shtohet me deri në 0.6 për qind gjatë muajit festiv të dhjetorit, ku ëmbëlsirat dhe pjatat superkalorike zënë vend në tryezë. Pjesa më e madhe e peshës merret në 10 ditët pas Krishtlindjeve.
Studimet tregojnë gjithashtu se eliminimi i kilogramëve të tepërt të marra gjatë kësaj periudhe është një proces shumë i vështirë.
Studimet thonë se kryerja e aktiviteteve fizike në temperaturë të ftohtë, nxit djegien e më shumë kalorive dhe rrjedhimisht rënien nga pesha.
Niveli i kalorive të djegura gjatë një aktiviteti me intensitet mesatar fizik arrin deri në 34 përqind, kur ai kryhet në temperaturë nga 14-20 gradë.
Temperaturat e ftohta nxisin metabolizmin të punojë më fort që të mbajë trupin të ngrohtë.
Nëse dëshironi të humbisni në peshë, ecni shpejt, vraponi dhe stërvituni në të ftohtë.
Ndërkaq, një pjesë e mirë e kujtimeve të festave të ndara me miqtë dhe të afërmit krijohen rreth tryezës së Krishtlindjes dhe Vitit të ri.
Për këtë arsye është mirë t’i kushtoni kujdes të veçantë festës së Krishtlindjes.


