Ditën e sotme Prokuroria e Elbasanit çoi në gjyq gjashtë punonjës policie, pasi këta nuk vendosnin gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Ndonëse ata i pikasnin shoferët në shkelje të rregullave, ata sërish nuk i ndëshkonin duke qenë se pranonin të mërrnin përfitime të paligjshme.
Referuar hetimeve të deritanishme, disa prej tyre akuzohen për korrupsion pasiv, që do të thotë se dyshohet se kanë marrë ryshfet për të mos vendosur gjobat. Ndërsa pjesa tjetër akuzohet për shpërdorim detyre.
Gjashtë punonjësit e policisë të dërguar në gjyq: Xh.S., E.H., A.T., N.Xh., E.K., dhe B.T.
Hetimet janë kryer në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), ku janë zbuluar disa raste kur policët kishin rënë dakord mes tyre të mos ndëshkonin shkelësit, duke dëmtuar financat e shtetit dhe besimin e qytetarëve te policia.
LEXO EDHE:
Përballja Shqipëri-Serbi/ Trajneri i kombëtares: Unë jap dorëheqjen nëse…
“Do kemi luftë fizike”/ Gjokutaj: Demokratët duan të riasgjesojnë Berishën


