TIRANË– Kryedemokrati Sali Berisha ka sqaruar në konferencën për mediat se pse nuk u paraqit sot në SPAK për çështjen e “21 Janarit”.
Ish-kryeministri deklaroi se ai nuk ka marrë asnjë fletëthirrje për t’u paraqitur në SPAK, ndërsa shtoi se nëse diçka e tillë do të kishte ndodhur ai do të shkonte në SPAK.
Kryedemokrati tha ndër të tjera se “zhurma” mediatike për paraqitjen e tij në SPAK u bë qëllimisht për të zhvendosur vëmendjen e publikut nga skandali i aferës së tenderit për Tunelin të Llogarsë, ku e pandehur është marrë zv.kryeministrja Belinda Balluku./Radar.al


