Të shumtë janë pensionistët që ankohen se vitet e punës ua kanë barazuar me 0, e për rrjedhim, ata kanë pasur një përfitim më të ulët monetar.
Lidhur me këtë ka reaguar eksperti i sigurimeve shoqërore, Kujtim Hoxha i cili dha si opsion për pensionistët që të zgjidhin çështjen përmes ligjit 7501, ku në institucionin përkatës do të duhet të plotësojnë një formular për të vërtetuar se në periudhat që u kanë humbur, kanë qenë në punë.
Një tjetër rrugë sipas ekspertit janë edhe zgjidhjet përmes proceseve gjyqësore.
“Me ligjin 7501 kooperatiuvat i shpallën që nuk kanë më aktivitet. Qeveria ka nxjerrë një ligj, 169/2020 që parashikon që 74 kooperativave u mungojnë dokumetat dhe ka parashikuar që të plotësojë disa dokumenta, për të shkamngur edhe gjyqet. Kur ka mbaruar arsimin, periudhën tjetër duhet të provojë që nuk ka qenë e dënuar dhe më pas me plotësimin e një formulari se ku ka punuar dhe ngrihet një komision që i vlerëson. Në të gjitha kooperativat ka mungesa të pjesshme. Në këtë rast bëhen përpjekje maksimale, duke kërkuar vjetërsinë e punës në arkivin qendror dhe kur gjendet zgjidhet, kur nuk gjendet u drejtohen gjyqeve”, u shpreh Hoxha.


