Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Nuk pyes për ministrat që vegjetojnë”, Braçe i vendosur: Do vazhdoj betejën për…

    March 19, 2025

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe nuk i ka kursyer kritikat për kandidatët e PS për zgjedhjet e 11 majit, dhe ministrat që sipas tij vegjetojnë. Brace deklaron se beteja e tij për fshatin dhe bujqësinë nuk do të ndalet.

    Në një postim në rrjetin e tij Facebok, Braçe përmes një video shprehet se nuk do të pyesë për ministrat që flenë, vegjetojnë, mendohen 1 vit, 2, 3, 6 vjet e që vijojnë të mendohen pa bërë asgjë duke e lënë fshatin nën harresë. Ndër të tjera, ai tha se do të vijojë betejën për TVSH-në e bujqësisë.

    “Tirana ka fshat! Pooo ka fshat! Fshati i Tiranës prodhon; Është prodhuesi i dytë bujqësor e blegtoral në vend! Beteja për fshatin, prodhimin e fshatit është beteja e dyte për te cilën do jem në Kuvend! Janë dy beteja në një; E para-nga Rrogozhina, Kavaja ne Shëngjergj, nga Kamza ne Kërrabë, duhet te mbrojmë token bujqësore;
    Ky qark nuk ka me nevoje për beton, ka nevojë për fshatin; ne nuk mund t’i zhdukim Tiranës fshatin; ritmi i betonit po zhbën fshatin; ky qark ka nevojë që fshati të prodhojë ushqim të freskët bujqësore e blegtoral, nuk ka nevojë të importojë që t’i japë tokë betonit.
    E dyta, do vijoj betejën për TVSH-në e bujqësisë, atë që në 6 vite ka bërë dëme kolosale në bujqësi e blegtori; do vijoj betejën kundër skemës se rehatit në Bujqësi e Blegtori, skemë që bën sikur ndihmon por që nuk nxit prodhimin në rendimet e cilësi; do barazojmë TVSH e do subvencionojmë çdo kilogram prodhim në fund të kësaj beteje. Nuk jam vetëm jooooo”, shprehet Braçe në video.

    Nga ana tjetër ai ka përmendur dhe deputetët e zonave rurale, ku është shprehur se do e bëj137 bashkë me ta.
    ‘Është një beteje që do e bëj me Xhemalin, Tonin, Etjenin, Ornaldon, deputetë sot në fshatin e Tiranës e kandidatë sërish, cilindo tjetër që do të na bashkohet për fshatin, popullin e tij, ushqimin e mirë e të freskët të vendit!
    Do e bëjmë duke luftuar fort, akoma me fort pa pyetur me për ministra qe flenë, vegjetojnë, mendohen 1 vit, 2, 3, 6 vjet e qe vijojnë te mendohen pa bere asgjë e duke lenë fshatin nen goditje! Është beteja qe i kam kushtuar jetën! Nga Rrogozhina, Kavaja, Ndroqi, Peza, Arbana, Bultica, Kashari, Vora, Preza, Domja, Baldushku, Picalla, Petrela, Bezhita, Iba, Farka, gjithe nen Dajti deri ne Shengjergj, kane nevoje për këtë beteje! Unë di ta bej këtë betejë”, shkruan Braçe në postimin e tij”, deklaron Braçe.

    Bujqesia erion braçe
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    June 5, 2026

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    June 5, 2026

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    June 5, 2026

    BE vlerëson progresin e Shqipërisë: Pas Malit të Zi, vendi i radhës drejt anëtarësimit

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.