Sulmuesi Leonardo Bonuçi së fundmi na ka zbluar kundërshtarin më të vështirë që ka hasur në karrierën e tij. Listën e kryeson një emër që s’e kishit menduar.
Bonuçi zbuloi se frikësohej të lunate kundra një ish-sulmuesi të Atalantës.
Pasi luajti kundër legjendave të futbollit si Mesi dhe Ronaldo, ishte sulmuesi aktual i Torinos, Duvan Zapata ai që i krijonte “makthe” ish-qendërmbrojtësit të Juventusit.
Bonuçi tha “Sky Sports Italy”: “Kam luajtur kundër Lionel Mesit, Kristiano Ronaldos, Didier Drogba, Fernando Torres dhe shumë të tjerëve. Por unë kisha vërtet frikë nga Duvan Zapata. Para ndeshjeve kundër Atalantës, nuk mund të flija natën. Forca dhe prania e tij fizike e bënin atë makthin tim”, tregoi Bonuçi.


