TIRANË– Ish-banorja e BBV2, Jori Delli për postimeve në Instagram ka reaguar ashpër për gjendjen në të cilën ndodhet shëndetësia shqiptare në ditët e sotme.
Duke treguar rastin e saj që i ndodhi me të atin në jugun e Shqipërisë, Delli ka thënë se babai i saj pësoi një infarkt gjatë kohës që ishte në Shqipëri.
Ai është sëmurur në Vlorë, ndërsa ka folur ashpër për trajtimin mjekësor atje.
Postimi i plotë:
Përshëndetje miqKëto ditë kam munguar në rrjetet sociale sepse babai im u sëmur shumë rëndë. Ai ndodhej për disa ditë në Shqipëri dhe pësoi një infarkt.
Fatmirësisht vëllai im shkoi ta vizitonte dhe arriti ta çonte në kohë në spital. Për fat të keq, në Vlorë nuk mori kujdesin e duhur: Spitali atje nuk është i përgatitur aspak për raste emergjente.
Mendoni që e dërguan në Tiranë dhe ambulanca mbërriti vetëm pas një ore; babai im duhej të bënte edhe dy orë e gjysmë rrugë me ambulancë për të mbërritur në kryeqytet.
Në të kundërt, kam vetëm fjalë mirënjohje për spitalin QSUT në Tiranë: falënderoj me gjithë zemër stafin, infermierët dhe mjekët që u kujdesën për të dhe që me një operacion të suksesshëm i shpëtuan jetën.
Me shpresën që shteti shqiptar të vendosë të investojë jo vetëm në turizëm dhe infrastrukturë të re, por edhe – dhe mbi të gjitha – në shëndetësi, duke vënë shëndetin dhe jetën e qytetarëve në vend të parë”./Radar.al

Diamante dhe ar/ Zbulohet çmimi marramendës i unazës së fejesës së Taylor Swift


