Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Dua varrim të thjeshtë, pa ceremoni dhe pranë bashkëshortes”, nipi publikon amanetin e Rexhep Qosjes

    SHBA riklasifikon ka*abisin, nga drogë e rrezikshme në substancë me përdorim mjekësor

    Aksident në tunelin e Llogorasë, përplasen dy automjete, një shofer i plagosur lehtë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Showbiz

    “Nuk kam folur për 22 vite”/ Albano Bogdo në një rrëfim për jetën: Babai tregohej i ashpër me mua, mamaja ka bërë tre punë për të më mbajtur me bukë

    September 15, 2024
    Albano Bogdo me nenen e tij.

    TIRANË– Albano Bogdo ka qenë i ftuar të shtunën në emisionin “Se Luan Topi” në Top Channel, ku përveçse ka folur për karrierën e shumë aspekte të tjera është pyetur edhe për familjen.

    Aktori i humorit ka rrëfyer në detaje peripecitë që ka kaluar kur ishte ende i mitur dhe prindërit e tij u divorcuan.
    Bogdo është shprehur se ka qenë 13 vjeç kur nëna dhe babai u ndanë dhe pesha e familjes ra mbi të.

    “Unë nuk e kam përjetuar keq divorcin e prindërve. Kur je 13 vjeç dhe të ndahen prindërit dhe nuk ke babain, je në periudhën më të bukur të jetës, je adoleshent bën ca të duash dhe nuk ke një burrë që të të bërtasë në shtëpi, bën ca të duash. Fillon pi cigare, kthehesh kur të duash. Kur bëhesh 18 vjeç dhe presin nga ty që të punosh fort, atëherë kupton që mbaroi gallata dhe duhet të shtrojmë kurrizin. Kjo ishte periudha kur unë u dorëzova dhe thashë kjo është jeta ime, do filloj të punoj banakier, kamarier.Unë mungesën e babait e kam ndjerë që kur babai ka qenë në shtëpi, para se të divorcoheshin. Ai kishte zgjedhur që të tregohej sa më i ashpër me mua që unë të bëhesha burra. Me motrën dhe vëllain sillej ‘të keqen babi’, mua më thoshte asgjë nuk është mjaftueshëm. Më 1999 te TVSH bëhej një konkurs aktrimi. Dola i dytë në republikë, isha 12 vjeç, humba me gjysmë pike. U ulëm dhe pamë atë që kishte ndodhur. Mamaja që qante. Babai pa të gjithë performancën time dhe kur mbaroi më tha: Ça është kjo, këtë e bëjnë të gjithë!. Pra më ka munguar që kur ishte aty, kur iku nuk më mungonte.”- është shprehur ai.

    Megjithatë ai thotë se është krenar për babain që ka, por shton se më krenar është për të ëmën.

    “Sot kam raporte të shkëlqyera. Të premten kishte 65 vjetorin, kam folur tre orë me të, u kënaqëm. I kam rregulluar marrëdhëniet sepse e kam kuptuar që është idiotësi të mos flasësh. Nuk kam folur për 22-23 vjet me babain, nuk kisha asnjë kontakt. Jam krenar për babain që kam, por dua të them se jam 400 herë më shumë krenar mamanë dhe dua 400 herë mamanë, por kjo nuk do të thotë se nuk jam krenar për babain dhe nuk e dua babain. Mamaja është gruaja më e bukur në Shqipëri, gruaja më e ndershme, ka bërë një sakrificë të jashtëzakonshme. Ka punuar tre punë pastruese që të më mbante mua me bukë dhe rroba në Akademinë e Arteve. Unë nuk do e harroj derisa të vdes.”- ka thënë Bogdo.

    Albano Bogdo
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Dua varrim të thjeshtë, pa ceremoni dhe pranë bashkëshortes”, nipi publikon amanetin e Rexhep Qosjes

    April 23, 2026

    SHBA riklasifikon ka*abisin, nga drogë e rrezikshme në substancë me përdorim mjekësor

    April 23, 2026

    Aksident në tunelin e Llogorasë, përplasen dy automjete, një shofer i plagosur lehtë

    April 23, 2026

    Plagosi pronarin dhe hapi zjarr në lagje, arrestohet muratori shqiptar në Itali

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.