Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Nuk kam avion për vete”/ Rama: Në situatën e zjarreve jemi ndihmuar nga BE, kemi pasur dhjetëra avionë e helikopterë

    August 14, 2025
    "Lufta" me zjarret në vend/ Rama: Respekt për zjarrfikësit, piromanët do marrin dënimin më të rëndë

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj debatit publik për mungesën e avionëve zjarrfikës gjatë zjarreve masive që po përfshijnë vendin. Në një komunikim me ndjekësit në rrjete sociale, ai u shpreh se nuk ka asnjë avion për përdorim personal, ndërsa udhëtimet zyrtare kryhen përmes një shoqërie ajrore të kontraktuar.

    “Disa keqinformohen duke thënë se qeveria ka blerë avion për vete. Nuk kemi avionë personalë. Avioni që përdoret për udhëtime zyrtare nuk ka lidhje me emergjencat. Për udhëtime private përdor avionë linje, gjithmonë ekonomik, shpesh me familjen,” tha Rama.

    Ai nënvizoi se Shqipëria ka përfituar nga mekanizmi evropian i emergjencave civile, duke aktivizuar të gjitha forcat ajrore dhe strukturat e tjera të nevojshme. Gjatë ndërhyrjes së fundit në zjarret, në terren kanë qenë:

    5 njësi ajrore të Forcave të Armatosura shqiptare

    1 Canadair nga Italia

    2 avionë nga Greqia

    1 avion nga Kroacia

    2 avionë suedezë

    disa helikopterë nga vende të tjera

    “Pa diskutim, do të ishte më mirë sikur të kishim avionët tanë, por duhet të kuptojmë që avionët nuk janë një fjalë goje. Shpesh përmendet e pavërteta rreth avionit që përdor unë personalisht, por realiteti është krejt tjetër,” shtoi kryeministri.

    Rama theksoi se bashkëpunimi me BE-në dhe vendet fqinje ka garantuar një mbështetje ajrore më të madhe se çdo vit tjetër, duke ndihmuar në ndalimin e përhapjes së flakëve dhe në mbrojtjen e banorëve.

    Radar.al

    rama situata Zjarret
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    April 18, 2026

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    April 18, 2026

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    April 18, 2026

    Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve të PD, përdoret prej dekadash nga policia

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.