Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ish-shoqerursi besnik i Fatos Nanos ironizon Spiropalin: Po te ishe ministre a do flisje?

    Arrestohet këngëtari në lidhje me vd*kjen e adoleshentes në Tesla-n e tij

    “Zjarrvënie nga pakujdesia”/ Gjykata e Tiranës vendos “detyrim paraqitje” për 4 të arrestuarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Mesazhi i ndjerë i Artan Shkrelit për Lamen: Nuk e meritoje të ikje kaq herët, o vëllai im

    May 27, 2025

    TIRANË-Ditën e sotme në homazhet për Artan Lamen,  Artan Shkreli ka ndarë një mesazh të ndjerë, ku shprehet se nuk ishte vetëm miku i tij, por vëllai i tij, duke shtuar se bashkë kanë kaluar shumë dekada “ në punë, në debat, në ide në netë të gjata bisedash për Shqipërinë, për princ Vidin, Zogun, historinë… për çmenduritë, dashuritë tona të përbashkëta, pastaj për arkitekturën, kulturën, për qytetet.”

    Ndër të tjera Shkreli tha se Lame nuk e meritonte të ikte aq shpejt nga kjo botë, sepse kishte shumë për të dhënë, ndërsa theksoi se ai kishte zemrën e madhe dhe të lodhur, që jepte më shumë sesa merrte.

    “E kishte zemrën e madhe dhe të lodhur. Një zemër që më shumë dha sesa mori. Prandaj kush ka qenë pranë tij, zotëron një pjesë të zemrës së tij. Ai e jepte pa kursim edhe kur ndihej i mënjanuar. Nuk e meritoje të ikje kaq herët o vëllai im. Ka kaq shumë dhe kishte kaq shumë për të dhënë, por Zot ii kërkonte më shpejt njerëzit e mirë pranë vetes. Pse kështu? Kjo për ne do të mbetet mister, shpresoj ta zbuloj kur të takohemi përsëri një ditë vëlla. Do të mbaj mend gjithmonë siç ishe, me dosjet në dorë, gjithnjë me vrap, ku me shaka të quanim ‘lepuri i bardhë i Lizës’.”- tha ai.

    MESAZHI I PLOTË I ARTAN SHKRELIT:

    Lame nuk ishte thjesht një mik i ngushtë, ai ishte vëllai im. Jo prej gjaku, por prej jete. Kemi kaluar bashkë shumë dekada në punë, në debat, në ide në netë të gjata bisedash për Shqipërinë, për princ Vidin, Zogun, historinë… për çmenduritë, dashuritë tona të përbashkëta, pastaj për arkitekturën, kulturën, për qytetet.

    Artani ishte i jashtëzakonshëm, i paepur në pasionin e tij për trashëgiminë, i papërkulur përballë kompromiseve që nuk i duronte dot. Kishte lidhje intime me historinë, jo si studiues, por si njeri që e ndjeu t’i kthente çdo tulle të vjetër identitetin, çdo simboli të harruar respektin, çdo figure në nëpërkëmbur dinjitetin. Dhe nuk e bënte për lavdi apo për duartrokitje, e bënte sepse ishte kështu.

    Kam punuar me të, kam debatuar me të, siç ndodh mes vëllezërve, por kurrë nuk kam dyshuar në qëllimin e tij, në thellësinë e mendimit, dhe dashurinë që kishte ndaj Shqipërisë.

    E kishte zemrën e madhe dhe të lodhur. Një zemër që më shumë dha sesa mori. Prandaj kush ka qenë pranë tij, zotëron një pjesë të zemrës së tij. Ai e jepte pa kursim edhe kur ndihej i mënjanuar.

    Nuk e meritoje të ikje kaq herët o vëllai im. Ka kaq shumë dhe kishte kaq shumë për të dhënë, por Zot ii kërkonte më shpejt njerëzit e mirë pranë vetes. Pse kështu? Kjo për ne do të mbetet mister, shpresoj ta zbuloj kur të takohemi përsëri një ditë vëlla. Do të mbaj mend gjithmonë siç ishe, me dosjet në dorë, gjithnjë me vrap, ku me shaka të quanim ‘lepuri i bardhë i Lizës’.

    Do na mungosh tmerrësisht në tavolinën e punës, në mjediset e muzeut, në bisedat e mbrëmjes dhe në heshtjen që ndahet mes miqve të vërtet. Artan i dashur, u prehsh në paqe! Lamtumirë miku ynë, paç dritë, nuk do të harrojmë kurrë./Radar.al

    Me duartrokitje dhe trëndafila të bardhë, përcillet për në banesën e fundit Artan Lame

    5 audio-mesazhet që Alma Arrazi i dërgoi të motrës para tragjedisë: S’kam ku mytem…

    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, Rama: Lajm që na mbush me krenari

    artan lame Artan Shkreli vdes Artan Lame
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ish-shoqerursi besnik i Fatos Nanos ironizon Spiropalin: Po te ishe ministre a do flisje?

    April 17, 2026

    Arrestohet këngëtari në lidhje me vd*kjen e adoleshentes në Tesla-n e tij

    April 17, 2026

    “Zjarrvënie nga pakujdesia”/ Gjykata e Tiranës vendos “detyrim paraqitje” për 4 të arrestuarit

    April 17, 2026

    Me 3 djem në hotel/ E dr*guan dhe e lanë të vdiste në rrugë, rrëqeth babai i 19-vjeçares shqiptare: Sot kam dasmën dhe varrimin e saj

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.