Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Javë vendimtare në Kosovë: President apo zgjedhje të reja?

    Trump këmbëngul për një marrëveshjeje me Iranin

    Kushte atmosferike të paqëndrueshme! Parashikimi i motit për sot

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Nuk e di ku janë, jetën e jap për fëmijët e mi”- Alberti del nga burgu dhe humb familjen. E vërteta e hidhur e jetës së tij

    February 7, 2025

    “Gjakun tim e jap, zemrën e jap, jetën time e jap për fëmijët e mi. Me bashkëshorten do ndahemi, nuk kam më dashuri për të, ka mbaruar ai kapitull, por fëmijët janë gjithçka për mua. Nuk e di ku janë dhe nuk dua që vajzat të ndjekin rrugën e ish-bashkëshortes“, thotë Albert Skura në një intervistë për emisionin Piranjat.

    Alberti është një 55-vjeçar nga qyteti i Krujës, i cili po kërkon vajzat e tij të cilat së bashku me nënën e tyre janë zhdukur pa lënë gjurmë, sipas tij pa asnjë shkak, por që në fakt e kanë patur një shkak për t’u larguar në këtë mënyrë. Nëna e 3 vajzave është gruaja e dytë e Albertit. Jeta e tyre ka qenë mes Italisë, Gjermanisë dhe Shqipërisë, me shumë mundime dhe sakrifica. Por gjithçka u shemb sipas Albertit kur ata jetonin në Gjermani, në azil.

    55-vjeçari pretendon se bashkëshortja e tij me të cilën është në një proces divorci, gjatë jetesës në Gjermani ushtronte prostitucion dhe se për këtë arsye është dëbuar nga shteti gjerman. Ky episod do të ishte vendimtar për rrënimin që do të pësonte familja Skura. Ata u ndanë. Alberti jetonte dhe punonte në Gjermani, ndërsa nëna me fëmijët jetonin në Shqipëri, në familjen e 55-vjeçarit. Pavarësisht kësaj distance, komunikimi mes babait dhe fëmijëve nuk u ndërpre. Madje, siç pretendon Alberti, shërbeu që ai të zbulonte më shumë për gruan e tij.

    “Dilte fëmija në kamer i dridhej buza: Ç’a ke Stela?! “Më rrahu mami! Pse i the ti që pse flet me burra të huaj?!”. Se vajza më kishte thënë që mami fliste me burra të huaj. Sa kishte ardhur nga Gjermania, “o bab, mama fol me burra të huaj”. Vajza ime e madhe shkon te mama i thotë “oj nënë kanë për ta vrarë mamin!”, “kush do e vrasi? Ajo me babin është mirë”, “jo babi jo, është ai flokëgjati që flet në telefon”. Kërcënoheshin në kamer, i ka parë dhe mami im, kërcënohej me dikë që i bënte presion. Me fjalë shumë fyese, shumë ofenduese. Ajo është në një rrjet trafikantësh, nuk e di…”, thotë Alberti.

    Këto janë akuza të forta ndaj nënës së fëmijëve, por Alberti është i gatshëm të përballet edhe në gjykatë për ta vërtetuar se ato që thotë janë të vërteta. Debate mes çiftit ka patur shumë deri në momentin kur 34-vjeçarja e ka akuzuar për dhunë ndaj saj dhe Alberti ka kryer 1 vit burg. Pasi kreu dënimin dhe la qelinë, ai mësoi se nëna me 3 vajzat ishin zhdukur pa lënë asnjë adresë. Për këtë arsye 55-vjeçari kërkoi ndihmën e emisionit Piranjat për të rënë në gjurmët e fëmijëve të mitur, shtuar dhe faktin se gjatë kohës që ishte në burg, nuk i takoi asnjëherë ata.

    Pas largimit të nënës me 3 fëmijët, shtëpia në fshat ku jetonin ato është hapur për ajrosje disa ditë më parë ndërsa sot, në kushtet kur kërkojmë të dimë se ku ndodhet 34-vjeçarja me vajzat e vogla, duke mos patur asnjë informacion për ta, insistojmë që Alberti të kërkojë më shumë ndër rafte, dhe ajo që gjejmë mes dokumenteve të harruara na bën të mendojmë seriozisht se akuzat e këtij zotërie i kanë disa baza.

    Dy dokumente kredimarrje me vlerë 1 milionë lekë të vjetra, njëra në emër të -ish-bashkëshortes së Albertit, dhe tjetra në emër të një personi të panjohur, gjithashtu një dërgesë prej 120 mijë lekësh të vjetra, nga 34-vjeçarja në emër të këtij shtetasi, adresa e të cilit, si për ne edhe për Albertin, me shumë gjasë është vendi ku strehohen fëmijët e tij./ Piranjat

    Albert Skura BURG Kruje piranjat zhduket gruaja me femijet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Javë vendimtare në Kosovë: President apo zgjedhje të reja?

    April 21, 2026

    Trump këmbëngul për një marrëveshjeje me Iranin

    April 21, 2026

    Kushte atmosferike të paqëndrueshme! Parashikimi i motit për sot

    April 21, 2026

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.