Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Nuk e çaj by**n për ty. Parkoje biçikletën se…”, si u zbulua vrasja e Musa Bajraktarit nga një celular

    October 20, 2024
    Musa Bajraktari

    TIRANË– Autori i vrasjes së Musa Bajraktarit është zbuluar nga një aparat cellular. Vrasja ka ndodhur në fshatin Kullaj të njësisë administrative Postribë në Shkodër.

    Në një artikull të OraNeës thuhet se sipas dosjes së ngjarjes, autorit, Xhemal Zeqiri, teksa është përleshur dhe ka vrarë më pas me sëpatë, Musa Bajraktarin, i ka rënë në tokë telefoni tip “Samsung”.

    Në momentin që është larguar nga vendi i ngjarjes, autori i krimit, Zeqiri, s’ka mundur ta gjejë aparatin. Celulari, është gjetur një ditë më pas nga Policia e Shkodrës, e cila po kryente hetime me qëllim zbardhjen e këtij krimi të rëndë, të ndodhur 1 vit më parë në 19 Tetor 2023.

    Sapo ka gjetur telefonin në vendin e ngjarjes, policia ka shkuar në banesën e autorit të krimit Xhemal Zeqiri. Ky i fundit teksa ka parë policinë, ka treguar se ai është autori i vrasjes, duke mos u lënë kohë oficerëve të hetimit, të fillonin me pyetjen e tij. Ai ka treguar se me viktimën Musa Bajraktari, ka pasur debate përpara 5 viteve, pasi Bajraktari e fyente pa ndonjë arsye konkrete.

    Sipas tij në atë kohë, Musa Bajraktari, i ka thënë: …shihna ku të duash, se nuk e çaj bythën për ty, të q** nanën e robt…”.

    Në këto 5 vite nuk kanë pasur asnjë komunikim, pavarësisht se janë bashkëfshatarë. Kur rastiste të shiheshin, Musa Bajraktari fliste me kunja, por ai bënte sikur nuk e dëgjonte dhe nuk është marrë me të.

    Por në datën 19 Tetor 2023, ka qëndruar në shtëpi deri në orën 10:30-11:00 dhe pasi ka mësuar për vdekjen e një gruaje në lagje, e quajtur Rr.A, ka shkuar për të marrë pjesë në varrim. Pas kësaj, ka mësuar se kishte ardhur i vdekur një djalë nga Anglia, banues në fshatin Dragoç. Duke qenë se i ka ardhur keq, ka marrë pjesë edhe në varrimin e tij, i cili është nipi i shtetasit R.Sh, të cilin e ka të njohur.

    Rreth orës 12:30, ka dalë nga varrimi në Dragoç dhe është kthyer në shtëpi. Rreth orës 13:30, ka dalë nga shtëpia me një biçikletë, për të blerë një bukë tek dyqani i Ferhat Bushit. Pasi ka blerë bukën, ka vazhduar rrugën për t’u kthyer për në shtëpi. Rrugës, në afërsi të banesës së Kasem Bajraktari, është ndeshur me Musa Bajraktari.
    Në momentin që janë shkëmbyer, Musa Bajraktari, ka ndaluar biçikleten dhe i është drejtuar me fjalët: “…pse më hapesh…”.

    Ai i është pergjigjur se: “…bythës tane me t’u hap unë, jam në hyj me ty, tash 5 vjet që nuk flas me ty, parkoje biçikleten se të tregoj unë…”.

    Në këtë moment autori i krimit ka ndaluar teksa po ecte me biçikletë dhe ka nxjerrë nga aty një sëpatë. Sipas tij,  Musa Bajraktari i është drejtuar me fjalët: “…unë të q**, nanë e motër…”.

    Ka qenë ky momenti kur nuk ka duruar më dhe i është sulur me sëpatë. Aty janë konfrontuar fizikisht, duke u rrëzuar në tokë. Për një moment, Musa Bajraktari, ia ka mbajtur sakicën, por ai ka arritur t’ia heqë dorën nga sakica dhe e ka goditur me të 2-3 herë,me sa i kujtohet, në kokë dhe në sup. Kanë rënë të dy në kanalin anash rrugës. Aty e ka hequr sëpatën nga dora dhe kanë vazhduar të përleshen me grushta.

    Në inat e sipër e ka goditur Musa Bajraktari me grushta turinjve, i ka përplasur kokën në betonin e kanalit dhe ia ka mbajtur brenda në ujë, derisa e ka parë të lodhur, pasi nuk reagonte më. Deri në atë moment, sipas tij, Musa Bajraktari vetëm fliste dhe e shante. Më pas, e ka lënë aty, mesa kujton të gjallë, dhe është larguar me biçikletë për në banesë. Pasi ka mbërritur, ka hequr rrobat, pasi ishin të lagura.

    Ai ka deklaruar se ka patur të veshura një palë pantallona të bardha, një këmishë gri me vija dhe një palë kepucë të bardha. Ai ka s’qaruar se gjatë përleshjes me Musa Bajraktarin, i ka rënë telefoni, i cili eshte telefon i thjeshtë me ngjyrë të zezë dhe me butona. Lidhur me ngjarjen, nuk biseduar me asnjë, madje edhe bashkëshortes, e cila e ka pyetur pasi e ka parë të shqetësuar nuk i ka thënë gjë, vetëm i ka kërkuar t’i bënte gati për të ngrënë, pasi duhej të pinte ilaçet e lensionit. Ai ka sqaruar se sakicën me të cilën ka goditur Musa Bajraktari, e mbante zakonisht. Xhemal Zeqiri, ka shtuar se kur ka mësuar se Musa Bajraktari, kishte ndërruar jetë, është ndjerë shumë keq pasi, nuk ka patur si qëllim që t’a vriste, dhe se është i penduar për veprimin që ka bërë.

    Musa Bajraktari Postribe Xhemal Zeqiri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    June 15, 2026

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    June 15, 2026

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    June 15, 2026

    Shqipëria i siguron BE-së se projekti i turizmit i lidhur me Kushner do të përmbushë standardet mjedisore

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.