Site icon Informohu siç duhet

“Nuk di gjë nëna për të”/ U arratis nga burgu, vijojnë kërkimet për Daut Lazen. Familja nuk fliste me të

"Nuk di gjë nëna për të"/ U arratis nga burgu, vijojnë kërkimet për Daut Lazen. Familja nuk fliste me të

Policia po vijon kërkimet mbi të arratisurin e burgosur, Daut Lazen.

Nga ana tjetër burimet tregojnë se 49-vjeçari kërkoi më herët që të qëndronte i vetëm në qeli, ndoshta edhe për të praktikuar ritet e besimit, por kjo gjë nuk I ishte mundësuar nga ai.

Familja e Daut Lazes jeton në zonën e Astirit në Tiranë, në këtë shtëpi 3 katëshe.

Nëna e tij, në një prononcim të shkurtër për Report Tv, bën me dije se nuk ka patur asnjë kontakt me të prej momentit që mori vesh se djali i dënuar për dhunë në familje ëhstë zhdukur nga burgu.

“Nuk jemi lidhur me djalin, s’ka telefonuar. Nuk kemi asnjë haber fare, po të kisha do thosha”, thotë nëna e tij për Report Tv.

Kujtojmë se për arratisjen e Daut Lazes ditën e sotme u arrestuan 3 punonjës të institucionit në akuzë për shpërdorim detyre, Gjin Ndoka, punonjës shërbimi në kupolë, Mark Nikollin, grup sigurie dhe Zhaneta Mellën, operatore e survejimit të kamerave, të cilët kanë qenë në shërbim në momentin e largimit të 49-vjeçarit, por nuk e kanë konstatuar.

Ai mendohet të ketë dalë në ajrim, aty ka marrë një llamarinë të cilën e ka mbështetur te muri mbi 4 metra i lartë dhe ka kapërcyer murin.

 

Exit mobile version