Kryeministri Edi Rama ka vijuar me akuzat ndaj opozitës teksa tha se “ata nuk kanë ndërtuar shkolla, por kanë luftuar komunizmin”.
Kreu i qeverisë tha se kikshte vizituar shkollën Ndre Mjeda” në Shkodër, që ishte një tmerr.
“Lufta kundër komunizmit i ka këto rregulla. Ata kanë luftuar me komunizmin, nuk kanë pasur gjë me ty. Kam vajtur sot me Benetin tek shkolla “Ndre Mjeda” nuk më besohet që në Shkodër, në mes të qytetit të jetë ajo shkolla atje, ajo shkollë nuk ekziston më në qytetet e tjera. Ajo shkollë ishte si me qen 1992-1993, një tmerr. Por ama lufta kundër komunizmit i ka këto sakrifica, ata nuk kanë bërë shkollën, por kanë luftuar komunizmin. Shife ca liste kanë bërë prapë për deputetë, luftë kundër komunizmit janë”, tha Rama gjatë bashkëbisedimit me sipërmarrës të hotelerisë në Shkodër”, tha Rama.


