Në një zhvillim të fundit në çështjen gjyqësore mes Atilla Kardeshit, ish-banorit të Big Brother VIP Kosova 3, dhe ish-bashkëshortes së tij Drenusha Latifi, Gjykata ka lëshuar urdhër arrest për Kardesh për shkak të mungesës së tij të paarsyeshme në seancën e fundit.
Avokati i Kardeshit deklaroi se klienti kishte udhëtuar në Suedi për çështje nënshtetësie, por nuk arriti të paraqesë prova që ta mbështesnin këtë pretendim. Përfaqësuesja ligjore e Latifit kundërshtoi këto pretendime, duke theksuar se Kardesh ka dy nënshtetësi dhe nuk ka asnjë problem me statusin e tij ligjor.
Seanca u shty për më 25 shtator 2025, ora 09:30, ndërsa urdhri i arrestit mbetet në fuqi deri në paraqitjen e tij në gjykatë.


