Pranvera Kastrati është emëruar Drejtoreshë e re e Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën Qendrore), një post i rëndësishëm në fushën e bashkëpunimit ekonomik rajonal.
Kryeministri Edi Rama e ka përshëndetur këtë emërim si një moment krenarie për të gjithë shqiptarët, duke theksuar rëndësinë e këtij roli për përfaqësimin e Shqipërisë në proceset e integrimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe afrimit me tregun e përbashkët të Bashkimit Europian.
“Tashmë një përfaqësuese e Shqipërisë do të punojë në mënyrë efektive me të gjitha palët për zbatimin e Marrëveshjes së CEFTA-s dhe përmbushjen e angazhimeve të përbashkëta drejt integrimit ekonomik të rajonit,” shkroi Rama në një reagim publik.


