TIRANË-Romanca mes moderatorit të njohur Meriton Mjekiqi dhe gazetares Ilnisa Agollit edhe pse dukej se do të zgjaste shumë përfundoi shpejtë.
Ndërkohë kujtojmë se vetëm pak javë pas daljes nga BBV, dyshja zgjodhën të ndanin rrugët mes tyre duke i dhënë fund marrëdhënies, por asnjëri prej tyre nuk dha komente për këtë.
Teksa ka qenë i ftuar në “Goca dhe Gra”, Meriton Mjekiqi u pyet lidhur me romancën e tij me Ilnisën, por ky i fundit e injoroi duke vendosur të mos përgjigjej.
Pas reagimit të moderatorit, për herë të parë gazetarja vendosi të fliste për ndarjen duke u shprehur se marrëdhënia ka përfunduar 1 vit më parë.
“Megjithatë u shpreh se nuk është penduar për romancën me Meriton Mjekiqin. “Është një raport që ka përfunduar para 1 viti, rrotullohet brenda një vorbulle brenda një gote uji, nuk bëhem pjesë e kësaj. Historia ka përfunduar dhe s’ka nevojë për koment. Dashuria zgjat ose përgjithmonë, ose në fundjavë. Kjo e imja nuk kapi as të shtunën, kështu që të dielën bëra plane të tjera. Nuk shquhem si njeri që pendohem.”-deklaroi Ilnisa./Radar.al


