Një grup kriminal i fuqishëm që prodhonte dhe trafikonin kokainë në Valencia është shkatërruar nga Policia Kombëtare e Spanjës në bashkëpunim me Doganat. Hetuesit zbuluan një laborator të ndarë në dy lokacione, që mund të prodhonte deri në 30 kilogramë kokainë në ditë.
Gjatë operacionit u arrestuan 25 persona, mes të cilëve 2 shqiptarë, si dhe shtetas nga Kolumbia, Spanja, Meksika dhe Italia. Një prej liderëve shqiptarë u kap ndërsa tentonte të largohej nga Spanja përmes Aeroportit El Prat.
Sasia e sekuestruar përfshin mbi 45 kilogramë drogë të llojeve të ndryshme, makineri për prodhimin e kokainës, armë zjarri me municion, si dhe shumë para kesh dhe të falsifikuara. Ndër të tjera u konfiskuan 5 makina luksoze, 28 telefona dhe dokumente të ndryshme.


