Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarret masive në Kanada përhapin tymin në Amerikën e Veriut, autoritetet paralajmërojnë për ndotje të rrezikshme të ajrit

    Vala ekstreme e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë viktima shtesë gjatë muajit qershor

    Shpërthime të reja në jug të Iranit, SHBA vijon sulmet për të pestën natë radhazi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    “Një nga sfidat më të rënda të jetës sime”, shqiptari që ngjiti malin më të lartë në botë: Për një vit kam lënë komplet alkoolin dhe për 60 ditë duhanin. Aty ia di vlerën oksigjenit

    May 19, 2026

    Mali Everest, me lartësi 8848 metra, është ngjitur nga shqiptari i Kosovës Petrit Kllokoqi, i cili ka ndarë përvojën e tij të vështirë në një lidhje të drejtpërdrejtë nga kampi bazë i Everestit për emisionin “Rudina”.

    Ai e përshkroi ekspeditën rreth 45-ditore si një nga sfidat më të rënda të jetës së tij, duke theksuar se ngjitja në majën më të lartë të botës mbetet një nga aktivitetet më të rrezikshme në alpinizëm. Sipas tij, gjatë kësaj ekspedite kanë humbur jetën edhe tre persona nga grupi, si pasojë e kushteve ekstreme dhe shembjeve të akullnajave.

    Petrit Kllokoqi tregoi se ngjitja në zona mbi 7000 metra hyn në të ashtuquajturën “zonë të vdekjes”, ku niveli i oksigjenit bie ndjeshëm dhe alpinistët detyrohen të përdorin maska oksigjeni për të mbijetuar.

    “Everesti është një risk shumë i madh sepse çdo vit humbasin jetën 10-30 persona gjatë ekspeditës. Fatkeqësisht, prej grupit tonë tre vetë humbën jetën gjatë kësaj ekspedite, pasi akullnajat u shembën dhe është shumë e rrezikshme. Njëri ishte 24-vjeçar dhe nuk ishte i lidhur. Shpresoj të mos kemi më humbje jete sepse është shumë e rëndë, sepse ke për të kaluar edhe nëpër trupa të vdekur, të cilët janë të ngrirë dhe të mbetur aty, sepse nuk depërton helikopteri për t’i tërhequr trupat.”

    Ai theksoi se përgatitja për këtë ekspeditë kërkon kohë të gjatë dhe disiplinë të madhe fizike e mendore, duke përfshirë stërvitje në disa maja të ndryshme në Evropë, Afrikë dhe rajon, si dhe ndryshime të rëndësishme në stilin e jetesës përpara nisjes.

    “Jam nisur për flamurin, por kur kam mbërritur nëpër pika shumë të rënda, të them të drejtën, shikoja në telefon vajzën time dhe thoja pse po ia bëj këtë, por kur e shihja nga ana tjetër flamurin, të cilin e mbaja në gjoks dhe dëgjoja këngë patriotike, nuk doja të dorëzohesha deri në majë.”

    “Më është dashur që për një vit të lë komplet alkoolin dhe për 60 ditë të lë duhanin. Më është dashur të merrem me familjen, për t’i përgatitur nga ana psikike, sepse kjo është ngarkesë edhe për familjen. Ngjitja në Everest nuk fillon kur vjen në Nepal, por fillon që në familje.”

    Petrit Kllokoqi e përshkroi arritjen e majës si një moment emocional dhe simbolik, duke theksuar se për të ngjitja e Everestit përfaqësonte edhe një mision për të ngritur flamurin shqiptar në pikën më të lartë të Tokës.

    “Ajo që mëson nga këto ekspedita është se kur kthehesh në vendin tënd, ia di vlerën oksigjenit, pasi aktualisht ndodhem me 40-45% oksigjen më të ulët se atje, ndërsa në pikën më të lartë oksigjeni është 80% më i ulët. Ti kupton vlerën e jetës, pasi mbi 7 mijë metra hyn në zonën e vdekjes, ku na është dashur të përdorim maska oksigjeni.”

    Ai shtoi se eksperienca i ka ndryshuar perceptimin për jetën dhe vlerat e saj, duke theksuar rëndësinë e oksigjenit, përgatitjes dhe forcës mendore në kushte ekstreme, ku çdo vendim mund të jetë vendimtar për mbijetesën.

    Everest Mali Petrit Kllokoqi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarret masive në Kanada përhapin tymin në Amerikën e Veriut, autoritetet paralajmërojnë për ndotje të rrezikshme të ajrit

    July 16, 2026

    Vala ekstreme e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë viktima shtesë gjatë muajit qershor

    July 16, 2026

    Shpërthime të reja në jug të Iranit, SHBA vijon sulmet për të pestën natë radhazi

    July 16, 2026

    Nga Tom Cruise te Jacqueline Kennedy, ishulli privat ku elita botërore kërkonte qetësi dhe privatësi absolute

    July 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.