SHKODËR– Në qytetin e Shkodrës një zjarr ka rënë në një mobileri në lagjen “Daniel Matlia”. Policia njofton se për pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 12:30, në lagjen “Daniel Matlia”, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punës për izolimin e tarracës së mobilierisë së shtetasit I. K., ka rënë zjarr. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në ambientet e mobilierisë. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të shuar zjarrin. Ndërkohë, grupi hetimor po heton për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.


