Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është bërë nënë për herë të parë dhe emocionet e këtij kapitulli të ri i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Ajo ka publikuar një video të veçantë, ku shfaqet rrugëtimi i saj drejt lindjes së vogëlushit Daskan, që erdhi në jetë përmes një operacioni cezarian në një klinikë private në Prishtinë.
Në pamje, Dafina shihet e qetë dhe e rrethuar nga dashuria e partnerit të saj, Kreshnik Gjergji, dhe përkujdesja e stafit mjekësor. Videoja përfshin momentet e përgatitjes, hyrjen në sallë, dhe çastin e paharrueshëm kur ajo mban për herë të parë në krahë djalin e saj.
“Një jetë e re, një dashuri e re. Mirë se erdhe në jetë, Daskan”, ka shkruar artistja krahas videos, e cila ka prekur ndjekësit dhe është pritur me komente të mbushura me urime dhe përzemërsi.
Pas një karriere të suksesshme në muzikë, Dafina nis një kapitull të ri si nënë – dhe emocionet e këtij udhëtimi të ri reflektohen në çdo sekuencë të videos që ka ndarë me publikun.






