Rreth 93 persona mbeten akoma të zhdukur afro 10 ditë pasi përmbytjet goditën Spanjën juglindore.
Mediat e huaja sqarojnë se ky numër “mund të rritet ose të zvogëlohet, në varësi të identifikimit të personave që kanë vdekur, raporteve të reja të zhdukjeve, apo zbulimeve të personave që janë gjallë”.
Përmbytjet shkatërruese dhe rrëshqitjet e tokës, që u bënë shkaku i vdekjes së 219 personave, kryesisht në Valencia, kanë lënë pas goxha gjurmë.
Rreth 15,000 vullnetarë kanë mbërritur në Valencia për të ndihmuar në përpjekjet e vazhdueshme të pastrimit pas përmbytjeve vdekjeprurëse.
Vullnetarët drejtohen në ndërtesat publike, të cilat janë kthyer në qendra koordinimi.
Më pas ata dërgohen me autobus në zonat që kanë pësuar dëmet më të mëdha nga përmbytjet, të cilat kanë vrarë të paktën 219 persona.
LEXO EDHE:
Ndodh mrekullia në Spanjë/ Shpëtohet pas tre ditësh, gruaja e bllokuar në makinë (VIDEO)
Fatkeqësia natyrore e shekullit, rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet katastrofike


