Mëngjesin e sotëm Papa Françesku dha frymën e fundit.
Papa ia kushtoi jetën shërbimit të Zotit dhe të Kishës, si dhe dhuroi dashuri veçanërisht për më të varfërit dhe më të margjinalizuarit.
Drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit bëri me dije se trupi i tij pritet të transferohet në bazilikën më 23 prill.
Në lidhje me këtë ngjarje që tronditi botën, aArgjentina mësohet se është gati të shpallë shtatë ditë zie kombëtare për vdekjen e Papa Françeskut, argjentinasi i parë që drejton Kishën Katolike. Zëdhënësi presidencial, Manuel Adorni, shkroi këtë në X:
Papa Françesku, Jorge Bergoglio, ka ndërruar jetë. Udhëheqësi shpirtëror dhe udhërrëfyes i miliona burrave dhe grave. Presidenti i kombit do të dekretojë shtatë ditë zie kombëtare për vdekjen e Atit të Shenjtë.