Aktori dhe këngëtari i njohur shqiptar, Bes Kallaku, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit në rrjete sociale, që ka hapur menjëherë spekulime për jetën e tij sentimentale.
Bëhet fjalë për një tatuazh të ri, i cili duket se fsheh më shumë sesa një detaj estetik. Në tatuazh lexohet emri “Ejona”, i shoqëruar me një datë dhe simbolikë romantike, ndërsa shihet edhe dora e një vajze.
“Ejona 25.12.2025. Trëndafil në kohë lufte”, shkruhet në tatuazhin e ri të Bes Kallakut, detaj që ka ngritur dyshime se artisti mund të ketë gjetur një dashuri të re.

Megjithëse vetë Kallaku nuk ka bërë ende asnjë deklaratë publike për këtë postim, fansat janë të bindur se tatuazhi është një mesazh i qartë për një lidhje të re në jetën e tij.
Kujtojmë se Bes Kallaku është ndarë prej kohësh nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj, me të cilën ka dy fëmijë, ndërsa që prej ndarjes ka qenë i rezervuar sa i përket jetës private.


