Informohu siç duhet

Një diplomate e huaj prezente! Ja çfarë pritet të ndodhë në seancën e sotme parlamentare

Ditën e sotme pritet të të zhvillohet seanca e radhës parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas një njoftimi të bërë në faqen zyrtare të Kuvendit, seanca pritet të nisë në orën 17:00.

Gjatë seancës pritet të mbajë fjalën përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë, Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Çekisë, Shkëlqesia e Saj Markéta Pekarová Adamová.

Referuar tensioneve të fundit në Kuvend, mbetet për t’u parë nëse ditën e sotme do zhvillohet një seancë e qetë apo jo.

Ju kujtojmë se javën e shkuar u miratua me votat e Partisë Socialiste buxheti i 2025.

Exit mobile version