Reperi Majk së fundmi ka habitur ndjekësit e tij me një postim të veçantë në Instagram.
Në fotot e publikuara, shihet dora e një vajze teksa Majk i vendos unazën e fejesës, duke lënë të kuptohet se ai sapo ka nisur një kapitull të ri.
”Ajo tha Po”- shkroi ai përkrah fotos.
Por fansat janë midis dilemave – a është kjo një fejesë e vërtetë apo një strategji marketingu për projektin e tij të ri muzikor?
E vërteta mbetet për t’u parë më kalimin e kohës.