Nga 11 nëntori nis spektakli “Albania’s Got Talent”, eksperiencë e cila bën bashkë talente të grupmoshave të ndryshme, të cilët kanë vetëm qëllim rrëmbimin e çmimit të madh.
Audicionet bëhen para një jurie, që ka të drejtë të kalojë ose të hedhë poshtë performancën duke shtypur butonin.
Autori i programit, Eraldo Rexho zbuloi se ka një larmi konkurentësh e madje edhe nga Europa, por që i lidh diçka me Shqipërinë.
“Do të jetë një produskion që do t’ju mbajë të mbërthyer pas ekranit, ka një larmi në përzgjedhjen e konkurentëve. Nuk ofron vetëm këngën apo baletin, instrumentin, por ka një shumëllojshmëri zhanresh.
Nuk ka një kriter moshe, ky është regulli kryesor i formatit. Nëse ke një talent, je i mirëpritur. Më pas janë kritere talenti, guximi. Aty ka edhe njerëz që mendojnë se janë shumë të talentuar, por ka një element që e bën të ngjitet në atë skenë. Ka qenë një fazë shumë e gjatë audicionesh që është dejtuar nga Ardi Asllani. Mendoj që do të kemi një hartë gjithëpërfshirëse. Presim edhe konkurrentë nga Europa që nuk janë shqiptarë, por i lidh diçka me Shqipërinë.
Njerëzit fillimisht i ka bërë për vete juria jonë e dashur dhe drejtuesi i programit, Isli Islami. Rikthimi i tij është pritur në ekran”, tha ai.
Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Ledina Çelo dhe Kastro Zizo janë anëtarët e kësaj jurie. Prezantuesi është Isli Islami.

“Arti i tillë është që kush bën bën, dhe kush nuk bën nuk bën. Duhet marrë me sportivitet për t’u kuptuar e për të mos patur qejf mbetje, sepse kushdo, në çfarëdo moshe që të jetë është një lloj fëmije brenda dhe ka dëshirë të përkrahet. Si i tillë unë mundohem qoftë edhe duke i dhënë një shans në momentin kur është në disekuilibër”, tha Agron Llakaj.
“Unë jam shumë sqimatar, le të themi në përzgjedhjen e bërjes së projekteve, sidomos në këto 5 vitet e fundit, por gjithmonë rikthimet më kanë intriguar sidomos në një format dhe që patentë të tillë, të cilët ma rrisin më shumë peshën dhe vlerësimin”, deklaroi Kastro Zizo.
Një rikthim i bukur në ekran është edhe ai i dy këngëtareve Adelian Ismajlit dhe Ledina Çelos, këtë herë në rolin e anëtareve të jurisë.
“Janë emocione të përziera sepse ke frikë shumë, je juri, ke frikë se gabon dh i hyn në hak dikujt, por gjithsesi jam shumë e lumtur. Është sfidë e madhe, unë nuk kam qenë kurrë në një format të tillë në jetën time, është shumë e vështirë të vendosësh cili vazhdon dhe cili nuk vazhdon. Duhet të jesh zemërgur”, tha Adelian Ismajli.
“Ndjehem shumë mirë sepse kjo është një eksperiencë e re për mua. Por më pëlqen shumë të gjykoj këto talente të reja. Kam ardhur këtu që të jem mëse e vërtet”, tha Ledina Çelo.


