E shtuna e parë e muajit maj ka shënuar fillimin e sezonit turistik në plazhet e Shqipërisë, me qytetin e Vlorës që ka shpërthyer nga atmosfera e ngrohtë dhe gjallëria që ka sjellë ky fluks i hershëm pushuesish.
Temperaturat e larta dhe moti i kthjellët kanë nxitur qindra pushues, vendas dhe të huaj, të mbushin plazhet nga Uji i Ftohtë deri në Radhimë. Shezllonet janë mbushur me njerëz të cilët po shijojnë diellin dhe freskinë e detit, ndërsa familje me fëmijë, të rinj dhe çifte turistësh po shijojnë pamjen e bukur dhe rrezet e para të verës, që këtë vit ka ardhur më herët.
Operatorët turistikë dhe bizneset buzë detit janë angazhuar përgatitjet për sezonin veror të plotë, duke shfrytëzuar këtë fluks të hershëm vizitorësh. Gjallëria që ka mbërthyer qytetin dhe numri i madh i pushuesve ofrojnë sinjale të mira për një sezon veror premtues dhe plot aktivitete.


