Pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçajt, e cila shërbente si kryetare e Gjykatës Kushtetuese, institucioni më i lartë i drejtësisë në vend ka njoftuar nisjen e procedurave për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje të zhvilluar sot nën drejtimin e kryesueses Marsida Xhaferllari.
Sipas tij, gjyqtarët që duan të kandidojnë për kryetar duhet të paraqesin kërkesat me shkrim brenda pesë ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit.
Ky proces vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në dhjetor të vitit të kaluar për mbarimin e mandatit të Zaçajt, që i dha fund ngërçit ligjor mes këtij institucioni dhe Gjykatës së Lartë për zëvendësimin e saj.


