Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ngjarjet kriminale që tronditën vendin/ Sokol Bizhga mbledhje urgjente në Shkodër, zbardhen porositë

    September 14, 2024

    Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit Sokol Bizhga e ka nisur punën e tij me një takim informal të zhvilluar të shtunën në policinë e Shkodrës.

    Bizhga, i cili zëvendësoi drejtorin e dorëhequr Muhamet Rrumbullaku, mbërriti në orët e mëngjesit duke ndarë fillimisht një kafe në mjediset e FNSH dhe më pas ka vijuar takimit në policinë e Shkodrës me drejtorin Edmond Sulaj, zëvendës drejtorët dhe shefin e komisariatit.

    Kjo vizitë në Shkodër vjen menjëherë pas akuzave të kryetarit të grupit parlamentar të PD ndaj drejtorit Sulaj të cilat ky i fundit i hodhi poshtë përmes një reagimi.

    Në këtë takim kreu i policisë së shtetit ka kërkuar që të ketë një vëmendje të shtuar për parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale në Shkodër duke qenë se kohët e fundit ka patur disa të tilla.

    Po ashtu Bizhga sipas burimeve kërkoi në këtë takim me krerët e policisë së Shkodrës luftimin ndaj bandave kriminale dhe individëve kriminal.

    Gjithashtu një tjetër pikë e diskutuar është një kujdes më i madh edhe në kontrollin e territorit në gjithë hapësirën e qarkut Shkodër, kryesisht në qendrat e banuara për të shmangur çdo lloj problematike. Lufta ndaj kanabisit dhe goditja e rasteve të trafikimit ndaj lëndëve narkotike mbetet një prioritet i përhershëm që drejtori Bizhga e kërkoi në këtë vizitë të tij në Shkodër.

    Prania më e shtuar e policisë rrugore në akset e Shkodrës apo një përkujdesje e efektivëve në afërsi të shkollave janë një tjetër pikë e rëndësishme që gjithnjë kërkon vëmendje.

    ngjarjet kriminale shkodër sokol bizhga
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    April 29, 2026

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    April 29, 2026

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    April 29, 2026

    Ka*abis në xhep për të dënuarin, kapet në burgun e Fushë-Krujës gruaja

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.