Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Ngjarjet e trishta në jetën e Gjestit: Babai donte të na v*iste, motrës ia dhashë unë lirinë në moshën 23 vjeçare

    January 12, 2025

    Këngëtari Gjesti është kthyer në kryefjalën e fansave në rrjetet sociale. Ai është kthyer në fenomen pas eleminimit nga Big Brother VIP Kosova dhe futjes pas 24 orësh në BBVA4.

    Por edhe pse u eleminua nga Big Brother VIP, produksioni në Kosovë e ka publikuar në rrjetet sociale rrëfimin e Gjestit si quhet ndryshe “linjën e jetës”.

    Ai ka folur për fëmijërinë e vështirë në fshat, varfërinë ekstreme, problemet me babain, sherret në familje, si dhe vjedhjen e 100 mijë eurove dhe kanalin e Youtubit me miliona klikime nga ish-menaxheri.

    “Në moshën 18-vjeçare i kam shkrujt çdo kujt, askush nuk më ka ndihmuar. Edhe e kam parë që duhet ta bëj vetë. Vendosa të largohesha nga katundi im, pa i treguar prindërve që nuk ju kam folur për dy vite.

    Ika në Prishtinë, ika vetë, e kam shitur një telefon, u nisa për me arrit ato që dua unë. Babi nuk kishte mundësi mem ndihmu. Kam kalu shumë sene, kam flejt rrugve, s’kam pasur as të ha as të pi. Ka qenë shumë e vështirë.”

    Ai ka folur hapur për periudhën e tij të vështirë në shkollë, ku nuk kishte pasur rezultate të mira, duke përsëritur klasën e tetë dhe duke e lënë shkollën pas klasës së 10. Megjithatë, ai theksoi se gjithmonë kishte pasur pasion për muzikën dhe ky ka qenë fokusi i tij kryesor.”

    Gjesti tregon se ka bërë shumë gjëra që e kanë zhgënjyer dhe lënduar familjen e tij, ndërsa shpjegon se ka qenë i bullizuar dhe shpesh është quajtur gay nga njerëzit.

    “Ti je gay, trupin si e ke, si kërcen ti, drogaxhi” të gjitha këto mi kanë thënë, por mua nuk më ndikojnë këto sepse e di vetën si jam, nuk prekem.

    Gjithmonë e kam pas mendjen në muzikë dhe e kam ditur që shumë mirë do ta bëjë. Rruga më ka mësuar shumë gjëra që mos me qenë njeri i keq, mos me shit shoqërinë, që s’bën me vjedh, mos me u rreh”.

    “Kam bërë gjëra të këqija të tepruara, të kqija që e kam idhnuar familjen, deri në moshën 17 vjeçare, kam pirë hashash”.

    Ai ka folur për raportin e tij me babain, kështu duke treguar se iu kishin bërë magji të zezë atyre si familje.

    ”Me babin nuk e kam pas një raport shumë të mirë, ai ka menu shumë sene të këqija për mu, ka ndodh dikush edhe kanë tentu me na bo keq. Me këto magjia e me këto s’di çka janë, kush ka shpirt me i bo ato sene nuk e di. Mu s’mdojke babi, babi se dojke mamin, mami s’e dojke motrën, motra s’e dojke babin. Krejt pati shku familja lomsh, kem t’u dashtë me u myt familja mes veti.

    Ka nisë gradualisht, dikun për ni vit. Babit, ushqim kur i bijsha, në shpi që iu ndihmojsha, i gjujke krejt jasht, s’du me t’pëa me sy, për mu u kanë shumë e randë. E pata mar një kerr të ish-menaxherit, pata shku në katun temin, e pata mar pak familjen me e largu pak prej babit, se o kanë në gjendje shumë të keqe thojsha mos po qohet e myt najkon, se ke përnim shumë gjendje e randë. Edhe e mbaj mend kur na ka pas ndjek mas kerrit. Me na pas nxanë e di që kish mujtë me bo diçka çka s’duhet. Por fati që e gjetëm atë send mrena n’shpi…”, ka thën Gjesti gjatë rrëfimit të tij.

    Ai tregoi se motra e tij nuk e ka pasur lirinë e të dalurit, të pasurit shoqe deri në moshën 23 vjeçare kohë kur Gjesti e mori me vete larg prindërve.

    big brother kosova Big Brother VIP Albania Gjesti historia e jetes se gjestit linja e jetes
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    April 27, 2026

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    April 27, 2026

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    April 27, 2026

    Kuvendi i Kosovës nis votimin për Presidentin, opozita bojkoton seancën

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.