KORÇË– Në Ditën Ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve nxënës të shkollave 9-vjeçare në Korçë kanë dalë në një marshim sensibilizues kundër ngjarjeve të dhunës në shkolla.
Një marshim ky që vjen vetëm dy ditë nga vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.
Nxënësit përcollën mesazhe në mbrojtje të të drejtave të tyre, teksa në çdo ditë e më tepër po rregjistrohen raste dhune e deri në vrasje mes fëmijëve në shkolla, shkaktuar shpesh herë edhe nga rrjetet sociale./Radar.al




