Site icon Informohu siç duhet

Ngjarja e rëndë që i mori jetën 1 personi e la 3 të plagosur, reagon me shqetësim Presidenti

PARIS – Presidenti francez Emmanuel Macron tha të shtunën se sulmi me thikë, nga i cili u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë në Francën lindore, ishte “terrorizëm islamist”. Më herët zyra e prokurorisë së anti-terrorit konfirmoi se po hetonte rastin.

Frikë për shëndetin e Princit William, vdekja që ka trazuar ujërat në Buckingham Palace

Në deklaratën e prokurorisë thuhet se një person sulmoi oficerët e policisë në qytetin Mulhouse duke bërtitur “Allahu Akbar” të shtunën pasdite.

Një kalimtar i rastit u vra pasi u përpoq të ndërhynte, ndërsa tre punonjës policie u plagosën, shtoi zyra e prokurorisë.

Patrulla ndalon mjetin në aksin e vjetër Lezhë-Milot, ‘tronditet’ kur sheh kush ishte në timon

“Është pa asnjë dyshim akt terrorizmi islamist”, u tha Presidenti Macron gazetarëve në kuadrin e punimeve të panairit të përvitshëm të fermerëve francezë, duke shtuar se ministri i brendshëm ishte nisur drejt qytetit Mulhouse.

I dyshuari është arrestuar, njoftoi zyra e prokurorisë./voa

Exit mobile version