Pas ngjarjes që tronditi qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme, policia ka dalë me njoftimin e saj.
Sipas njoftimit të policisë, paraprakisht, dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak, edhe pse trupi i tij do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


