Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Showbiz

    Nga uji i distiluar, tek temperaturat e 3 dhomave, ja kërkesat e Shakirës për turneun botëror. Detajet

    November 9, 2024

    Këngëtarja e famshme Shakira do të nisë një turne botëror madhështor për gjysmën e parë të vitit 2025.

    Turneun ajo e ka quajtur “Las mujeres ya no lloran World Tour.”

    Këngëtarja pritet të performojë në 40 koncerte, duke filluar në Brazil më 11 shkurt.

    Shfaqjet e para përfshijnë qytete të Amerikës Latine si Lima, Santiago de Chile dhe Buenos Aires, ku biletat janë tashmë të shitura.

    Ajo do të zhvillojë pesë koncerte në vendlindjen e saj Kolumbi dhe dhjetë të tjera në Meksikë, duke përfshirë gjashtë koncerte në stadiumin GNP Seguros në Mexico City, ku kapaciteti prej 65,000 vendesh është pothuajse i plotë.

    Përtej Brazilit, turneu do të ndalet në qytetet kryesore të Amerikës Latine. Në Peru, Kili dhe Argjentinë, biletat për koncertet në Lima, Santiago dhe Buenos Aires janë shitur që tani, duke konfirmuar pritjen e madhe të fansave.

    Në Meksikë, shfaqjet në Guadalajara dhe Monterrey janë ende të disponueshme për disa data, ndërsa në Mexico City, biletat janë pothuajse të gjitha të shitura për datat nga 19 deri më 28 mars.

    Pas një pauze të shkurtër pas koncertit të fundit në Mexico City më 28 mars, Shakira do të rikthehet më 13 maj në SHBA për fazën e dytë të turneut.

    Ajo do të mbajë 17 koncerte në qytete si Charlotte, Miami, Boston, Washington, Las Vegas dhe San Francisco. Kjo fazë e turneut do të zgjasë deri në fund të qershorit.

    Shakira ka angazhuar profesionistë të nivelit të lartë për të garantuar një performancë të shkëlqyer.

    Sipas gazetarit Luis Magaña nga El Universal, artistja ka punësuar ekipin e zërit të Taylor Swift, koreografin e fundit të Beyoncé dhe artistët grafikë të Cirque du Soleil.

    Ky staf i larmishëm synon t’i sjellë spektatorëve një shfaqje të paharrueshme.

    Për të siguruar performancën e saj, Shakira do të udhëtojë me një ekip të posaçëm, përfshirë trajnerin vokal, mjekun dhe nutricionistin.

    Në çdo koncert, ajo ka kërkuar tre dhoma të ndara për grim dhe veshje, pritjen e miqve dhe një tjetër afër skenës për ndërrimin e shpejtë të veshjeve.

    Ajo kërkon gjithashtu që këto ambiente të kenë ujë të distiluar dhe temperatura të qëndrueshme prej 22°C.

    Shakira turneu
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    June 14, 2026

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    June 14, 2026

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    June 14, 2026

    Botërori 2026/ Gjermania nuk tregon mëshirë dhe turpëron Kurasaon me 7 gola

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.