TIRANË– Java që lamë pas solli disa paraqitje të mira nga legjionarët. “Sofascore” sjell për “Panorama Sport” listën me pesë futbollistët më të vlerësuar sipas statistikave.
Sulmuesi i Shqipërisë, Taulant Seferi kryeson renditjen me notën 9.4 falë dygolëshit të shënuar në Turqi. Edhe pse po kalon sezonin e tij më të mirë, Seferi nuk është thirrur prej një kohe të gjatë nga Silvinjo në Kombëtare.
Arinaldo Rrapaj, ish-i i Partizanit shënoi gol të rëndësishëm për Kolos Kovalivkën në Ukrainë dhe falë kësaj është pozicionuar në vendin e dytë. Vendi i tretë shkon për portierin shqiptar, Kliman Lilo i cili bëri 5 pritje të sakta për skuadrën e tij.
Ish-“raketa” e Kombëtares, Odise Roshi shënoi gol dhe dhuroi asist për Keçiorenguçu. Top 5-shja plotësohet me ish-sulmuesin e Elbasanit, Amarildo Gjoni i cili realizoi një tjetër gol me Sherif Tiraspolin./PanoramaSport


