Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e një kanali të ri komunikimi me qytetarët, si pjesë e aksionit të qeverisë shqiptare për lirimin e hapësirave publike.
Përmes kësaj platforme, qytetarët mund të dërgojnë ankesat dhe informacionet e tyre për rastet e zaptimit apo ndotjes së mjedisit të përbashkët, duke u bërë pjesë e përpjekjeve për mbrojtjen dhe rikthimin e tyre në shërbim të publikut.
“Në këtë dritare të re komunikimi për të bashkuar forcat në mbrojtje të hapësirës publike, ku mund të dërgoni ankesat apo informacionet tuaja, ju uroj fundjavë të qetë,” shkroi Rama, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit qytetar në këtë proces.
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike ka nisur prej disa javësh dhe pritet të shtrihet në të gjithë vendin.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
Radar.al


