Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tani është zyrtare, Juventusi prezanton afrimin nga Sasuolo që të ndryshojë fatin e klubit

    Kurti: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera për zgjedhjen e presidentit

    “Kosova rrezikon të mbetet pa Republikë”, paralajmërimi i Albatrosit: Partitë kanë kohë vetëm 6 muaj

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Showbiz

    Nga Soni Malaj tek Ermiona Lekbello, emrat e pjesëmarrësve te “Ferma VIP”! Rikthehet në ekran edhe Einxhel Shkira, roli që do të marrë

    March 8, 2026

    Arbana Osmani duket se ka konfirmuar se ajo do të jetë moderatorja e “Ferma VIP”. Së fundmi, moderatorja ka ndarë në “Instagram” një foto nga sheshxhirimi, ku shfaqet krah partnerit të saj, njëkohësisht ish-regjisor i “Big Brother VIP Albania”, Eduart Grishaj.

    Në imazh dallohet një terren, që përputhet me natyrën e formatit, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është ky detaj: dera dhe dizanji i saj, që mendojmë se e kemi parë edhe më herët. Ndërkohë që të tjerë emra kanë qarkulluar rreth pjesëmarrësve në këtë edicion të “Big Brother”.

    Një nga emrat më të përfolur është reperi Fero, i cili, sipas ‘Prive’ mësohet se ka zhvilluar një takim me Arbana Osmanin rreth 10 ditë më parë në një hotel në qendër të Prishtinës, duke lënë të kuptohet se gjithçka është gati për hyrjen e tij. Nisja e spektaklit më 20 mars përkon edhe me përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

    Një tjetër surprizë e madhe pritet të jetë Ermiona Lekbello, e cila sipas gazetarit Andi Vrapi, mund të largohet nga luksi i ‘Beverly Hills’ për të marrë pjesë në sfidat e fermës.

    Edhe pse marrëveshja nuk është finalizuar ende, thuhet se janë plotësuar kushtet që Ermiona të jetë sërish një nga figurat kryesore të vitit 2026. Përveç Fero, Ermiona, në listën e mundshme të pjesëmarrësve përmenden edhe Jonida Maliqi, Soni Malaj, Mimoza Ahmeti dhe Romir Zalla.

    Një tjetër emër nga “Portokalli” do t’i bashkohet fermës së famshme. Akili ka spikatur prej vitesh në spektaklin e humorit “Portokalli”, ndërsa së fundmi është shfaqur edhe në filmin “Loja e fundit”, duke zgjeruar profilin e tij artistik. Megjithatë, duket se pjesëmarrja në ‘reality show’ ka ardhur me një sakrificë profesionale. Sipas revistës “Bordo”, gjatë mbledhjes së parë të kastit për sezonin e ri të “Portokallisë”, Akili ka njoftuar kolegët se nuk do të jetë më pjesë e spektaklit të humorit. Ai ka bërë të ditur se largimi lidhet drejtpërdrejt me angazhimin e tij në “Ferma VIP 3”.

    Ky vendim ka surprizuar jo pak fansa, duke qenë se Akili ishte një nga figurat më të spikatura të trupës së humorit. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë dinamike do të sjellë ai në fermë dhe si do të përshtatet nga skena e skeçeve komike në sfidat fizike dhe sociale të një ‘reality show’. Mesa duket, Arbana e ka nisur ‘merkaton’ nga televizioni kur dikur punonte, duke marrë dy nga emrat më të njohur të humorit, që premtojnë një spektakël në edicionin e tretë të “Fermës”.

    Me emrat e parë që po qarkullojnë, pritshmëritë për sezonin e ri janë rritur ndjeshëm dhe publiku është kurioz të zbulojë surprizat që do të sjellë ky edicion.

    Në rrjet po qarkullojnë disa emra, por një nga më të komentuarit është Einxhel Shkira. Ish-finalistja e sezonit të parë të “Big Brother VIP Albania”, e njohur për qëndrimet e forta, natyrën e drejtpërdrejtë dhe mënyrën si i thotë gjërat pa filtër, po përflitet se këtë herë mund të vijë në një rol krejt tjetër: opinioniste në “Ferma VIP”. Zërat u shtuan edhe më shumë pas promos ku Einxhel shfaqet së bashku me partnerin e saj, DJ Dagz./Panorama

    Arbana Osmani Ferma VIP
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tani është zyrtare, Juventusi prezanton afrimin nga Sasuolo që të ndryshojë fatin e klubit

    June 12, 2026

    Kurti: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera për zgjedhjen e presidentit

    June 12, 2026

    “Kosova rrezikon të mbetet pa Republikë”, paralajmërimi i Albatrosit: Partitë kanë kohë vetëm 6 muaj

    June 12, 2026

    “Përmirësim të situatës së sigurisë”/ NATO: Do zvogëlojmë praninë në Kosovë

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.