TIRANË– Nesër lançohet pjesa e dytë e sezonit të katërt të serialit më të ndjekur, “Emily in Paris”. Kujtojmë se pjesa e parë e këtij sezoni doli më 15 gusht, derisa pjesa e dytë publikohet në platformën Netflix më 12 shtator.
Ndërkohë episodet e mbetura, premtojnë të sjellin edhe më shumë dramë, romancë si dhe modën ikonike pariziane, për të cilën edhe njihet ky serial.
Traileri i pjesës së dytë u publikua dy javë më parë në Netflix. Nga ajo që u pa në trailer, pritet që këto pjesë të reja të sjellin edhe më shumë dinamikë.
Emily, personazhi kryesor i këtij seriali, pritet të njihet me një personazh tjetër në jetën e saj, i cili quhet Marcelo. Takimi i saj me këtë karakter të ri, vjen edhe mes dramave që do të përfshijnë atë, Gabrielin dhe Camille. E veçanta e pjesës së dytë, ndryshe nga pjesa e parë është se ngjarja do të zhvillohet edhe në qytetin e Romës, Itali. Tematika e veshjeve kësaj here do të jetë sezoni vjeshtë-dimër.


