Këshilli Kombëtar i PD-së është mbledhur në selinë blu, në pritje për të dëgjuar Sali Berishën me lidhje live. Ndërkaq, siç shikohet nga fotot e LSA, në selia janë paraqitur edhe Gjin Gjoni, ish-gjyqtari i dorëhequr prej vettingut, por edhe ish-kreu i komunës së Lazaratit, një personazh historik i PD-së. Në mbledhje është shfaqur edhe Genc Pollo, me nje çantë në brez.



