Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Lëngu i boronicës mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit të lëkurës

    Ministri Hoxha në Delfi me Marta Kos: Integrimi në BE kërkon ritëm pa ndalesë

    Aksident fatal në Elbasan-Cërrik, humb jetën 28-vjeçari, një i plagosur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Nga Gjermania në Mbretërinë e Bashkuar, tregjet me të cilat mund të punojnë kontabilistët shqiptarë

    December 27, 2025

    Në shumë raste, firmat shqiptare kanë tashmë përvojë reale me klientë ndërkombëtarë, kryesisht në fusha si përputhshmëria ligjore, kontabiliteti bazë, raportimi financiar dhe mbështetja administrative, duke treguar se eksporti i shërbimeve nuk është një ide teorike, por një praktikë që ka nisur të marrë formë.

    Një vlerësim i detajuar i 168 profesionistëve dhe subjekteve të sektorit, kontabilistë individualë, firma të vogla dhe të mesme kontabël dhe auditues, nxori në pah një tablo më pozitive sesa perceptimi i zakonshëm për kapacitetet e Shqipërisë në eksportin e shërbimeve të kontabilitetit. Analiza tregoi se njohuritë teknike të profesionistëve shqiptarë janë solide dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare, përfshirë IFRS, ISA dhe IPSAS, çka përbën një bazë të rëndësishme për ofrimin e shërbimeve jashtë vendit.

    Analiza u bë në kuadër të një programi të specializuar zhvillimi profesional dhe promovimi ndërkombëtar, që synon që Shqipëria të bëhet ofrues rajonal i shërbimeve kontabël për tregjet e BE-së, një program i mbështetur nga Qeveria e Zvicrës përmes SECO dhe asistencës teknike të Bankës Botërore.

    Një avantazh i dukshëm lidhet me njohjen e shumë gjuhëve. Anglishtja dhe italishtja rezultojnë gjuhët më të forta të përdorura nga profesionistët shqiptarë, duke e bërë sektorin veçanërisht të përshtatshëm për tregje si Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania. Kjo aftësi gjuhësore, e kombinuar me kosto konkurruese dhe fleksibilitet organizativ, krijon kushte të favorshme për ofrimin e shërbimeve kontabël dhe financiare në distancë.

    Nga vlerësimi rezultoi gjithashtu se interesi për ndërkombëtarizim është konkret. Një grup prej 36 subjektesh shprehu gatishmëri të menjëhershme për të eksportuar shërbime, ndërsa 74 të tjera u vlerësuan me potencial të lartë për të hyrë në tregjet e BE-së pas forcimit të kapaciteteve teknologjike dhe organizative.

    Në shumë raste, firmat shqiptare kanë tashmë përvojë reale me klientë ndërkombëtarë, kryesisht në fusha si përputhshmëria ligjore, kontabiliteti bazë, raportimi financiar dhe mbështetja administrative, duke treguar se eksporti i shërbimeve nuk është një ide teorike, por një praktikë që ka nisur të marrë formë.

    Këto gjetje, sipas financave, konfirmojnë se profesioni kontabël në Shqipëri, ndonëse i fragmentuar dhe i dominuar nga struktura të vogla, mbart disa avantazhe konkurruese thelbësore: cilësi teknike të qëndrueshme, kosto efektive, fleksibilitet operacional dhe stabilitet relativ të stafit.

    “Nga përvoja ime profesionale, është thelbësore të jesh në gjendje të demonstrosh kapacitet dhe aftësi konkrete, dhe kjo duhet të bëhet fillimisht në tregun vendas. Duhet të jesh në gjendje të provosh çfarë bën.

    Vetëm pasi kjo të jetë konsoliduar, duhet ndjekur një qasje e synuar, për shembull duke iu drejtuar institucioneve shumëpalëshe ose korporatave shumëkombëshe që kanë aktivitet në Shqipëri, aty ku ka kuptim që partnerët ndërkombëtarë të bashkëpunojnë me ty. Prej andej ndërtohet më tej. Kjo ka qenë përvoja ime profesionale: është e mundur dhe, kur krijohen dy apo tre marrëdhënie dhe programe afatgjata, krijohet momentum.

    Shpesh është befasuese se sa shpejt përshpejtohet rritja”, thotë Sean Sweeney, ekspert irlandez, i angazhuar në zbatimin e projektit për rritjen e kapacitetit të eksportit të shërbimeve të kontabilitetit në Shqipëri.

    Boshllëqet kryesore: teknologjia, integrimi dhe siguria e të dhënave

    Në të njëjtën kohë, vlerësimi evidentoi qartë edhe boshllëqet që duhet të adresohen për një hyrje të qëndrueshme në tregjet europiane. Mungesat kryesore lidhen me nivelin e digjitalizimit, përdorimin e platformave cloud dhe aftësinë për t’u integruar pa pengesa me sistemet e klientëve të huaj. Po ashtu, standardet e privatësisë dhe sigurisë së të dhënave, përfshirë përputhjen me GDPR dhe certifikime si ISO 27001, mbeten një sfidë për një pjesë të konsiderueshme të firmave.

    Një tjetër element kritik është menaxhimi i kapaciteteve dhe i burimeve njerëzore, veçanërisht në kushtet kur kërkesat nga klientët ndërkombëtarë kërkojnë qëndrueshmëri, respektim të afateve dhe cilësi të njëtrajtshme shërbimi. Marketingu ndërkombëtar dhe ndërtimi i besueshmërisë në tregje të reja janë gjithashtu fusha ku firmat shqiptare kanë nevojë për mbështetje dhe orientim strategjik.

    Për të adresuar këto boshllëqe, projekti ndërmori një seri trajnimesh të specializuara, që përfshinë automatizimin e proceseve, analitikën financiare, përdorimin e mjeteve teknologjike, si dhe zhvillimin e aftësive të buta, të tilla si komunikimi me klientë ndërkombëtarë, menaxhimi i projekteve dhe negociatat profesionale. Qëllimi ishte jo vetëm përmirësimi teknik, por edhe përgatitja e firmave për të operuar sipas standardeve dhe pritshmërive të tregjeve të BE-së.

    Marketing dhe pozicionim ndërkombëtar: një qasje e strukturuar drejt tregjeve të BE-së Bazuar në analizën e tregut dhe në kapacitetet ekzistuese, u identifikuan disa tregje prioritare për eksportin e shërbimeve kontabël shqiptare.

    Italia shihet si tregu më natyror për shkak të afërsisë gjeografike, lidhjeve gjuhësore dhe kërkesës së lartë për shërbime mbështetëse. Mbretëria e Bashkuar paraqet një treg të pjekur për outsourcing dhe shërbime të specializuara, ndërsa Gjermania ofron mundësi konkrete për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe nevojës për shërbime back-office. Edhe Franca po shfaq rritje të kërkesës për shërbime të standardizuara dhe me kosto efektive.

    Plani i marketingut parashikon një qasje graduale dhe realiste: forcim të kapaciteteve brenda vendit, ndërtim të rrjeteve të partneritetit në BE, pjesëmarrje të synuar në aktivitete dhe evente ndërkombëtare, si dhe krijimin e një identiteti profesional të unifikuar për shërbimet kontabël shqiptare. Kjo qasje synon ta pozicionojë Shqipërinë jo si një ofrues të rastësishëm, por si një partner të besueshëm dhe konkurrues në tregjet europiane të shërbimeve profesionale./Monitor

    Dh*nohet brutalisht gazetari Elton Tozaj/ Reagimi i familjes: Rrezikon të humbasë shikimin (FOTO)

    Dje u dh*nua br*talisht/ Dha lajmin “bombë” për personazhin e showbizit, ja çfarë deklaronte gazetari Elton Tozaj: Jam kër*ënuar

    gjermani mbreteri e bashkuar
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Lëngu i boronicës mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit të lëkurës

    April 24, 2026

    Ministri Hoxha në Delfi me Marta Kos: Integrimi në BE kërkon ritëm pa ndalesë

    April 24, 2026

    Aksident fatal në Elbasan-Cërrik, humb jetën 28-vjeçari, një i plagosur

    April 24, 2026

    Tarifat e One nën hetim, Biba paralajmëron vendim: Ndryshim i madh në tregun celular

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.