Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Amorim bën lëvizjen e parë, telefonon Leao dhe synon t’i mbushë mendjen të qëndrojë te Milan

    Aksident në Sarandë/ Makina përfundon jashtë rrugës, ndahet më ‘dysh’ nga barrierat mbrojtëse

    Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë teksa vala e të nxehtit rëndon sektorin energjetik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Nga Fatos Nano, Mark Frroku, Saimir Tahiri, Lefter Koka, Ervin Salianji. Cilët janë politikanët e arrestuar e dënuar në Shqipëri

    September 26, 2024

    Me dënimin e deputetit Ervin Salianji, rikthejmë në kujtesë precedentët që nga viti 1993 në të dy krahët e politikës, për ish-kryeministra, ministra që kanë qenë deputetë dhe për deputetë në detyrë në momentin e arrestimit dhe dënimit.

    Bien në sy rastet e Fatos Nanos, Safet Zhulalit, Gafurr Mazrekut, Spiro Kserës, Mark Frrokut, Saimir Tahirit, Lefter Kokës dhe të tjerë.

    Fatos Nano

    -Në Mars 1992 Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe një vit me pas, 1993, Fatos Nano u burgos pasi u akuzua për korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata, për abuzim me ndihmat e shtetit italian. Gjykata do e dënonte me 12 vite burgim, nga i cili u lirua pas trazirave të vitit 1997, ku më tej u rikthye në pushtet teksa fitoi zgjedhjet e atij viti dhe u zgjodh kryeministër.

    Skemat piramidale zhytën shtetin në kaos, teksa Berisha, atëkohë president, i fali me amnisti burgun rivalit të tij. Nano qëndroi rreth një vit e gjysmë në qeli dhe rreth një vit arrest shtëpie, për skandalin “Arsidi”.

    Safet Zhulali

    Safet Zhulali, ish-deputet i PD dhe ish-ministër i Mbrojtjes do të arrestohej më 22 gusht të vitit 1998 nën akuzën e “krimeve kundër njerëzimit”, për ngjarjet e trazirave të vitit 1997 në Jug të vendit, ku u aktivizua edhe ushtria për të sulmuar popullatën civile. Zhulali u dënua bashkë me pesë drejtues të lartë gjatë qeverisjes së demokratëve. Zhulali do të lihej i lirë më 10 korrik të vitit 2000.

    Gafurr Mazreku

    -Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Gafurr Mazreku, u dënua me 8 vite burgim nga drejtësia për plagosjen me 5 plumba në sallën e parlamentit deputetin e PD-së Azem Hajdari, në shtator të vitit 1997. Mazreku vuajti 5 vite heqje lirie dhe më pas u lirua me amnisti nga qeveria “Nano”. Në vitin 2005 u nda nga jeta pas një infarkti.

    Spiro Ksera

    Ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera do të bëhej i pari zyrtar i lartë ish-ministër i qeverisë “Berisha”, që do arrestohej për shpërdorim detyre dhe më pas dënohej, para precedentëve Tahiri dhe Koka. Ish-ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe i Shanseve të Barabarta do të arrestohej më 29 janar të vitit 2016.

    Gjykata e Tiranës do e dënonte me 1 vit e 8 muaj burg ish-zyrtarin, dënim të cilin e vuajti. Ai u akuzua për një seri prokurimesh abuzive dhe fiktive, me vlerë mbi 300 mijë euro, të zhvilluara gjatë muajve të tranzicionit qeverisës të vitit 2013, muajt e verës.

    Mark Frroku

    Ish-deputeti demokristian i qarkut Shkodër (rrethi Pukë), por aleat i të majtëve në pushtet, u arrestua më 26 Mars 2015 bashkë me ish-deputetin socialdemokrat Tom Doshi për çështjen e inskenimit të atentatit nga Durim Bami. Fillimisht për kallëzim të rremë dhe më pas për çështjen e një vrasjeje në Belgjikë në vitin 1999 të Aleksandër Kurtit, në konflikte për aktivitete ilegale.

    Gjykata e shpalli të pafajshëm për këtë ngjarje, por e shpalli fajtor për pastrim parash, pasi nuk justifikonte rreth 3 mln euro pasuri. Dënimi ishte me 7,5 vite burg nga shkalla e parë dhe më tej u bë në 6 vite burg nga Apeli. Pas disa vitesh ai u la i lirë.

    Arben Ndoka

    Edhe pse jo i arrestuar gjatë mandatit të deputetit pas zgjedhjeve të vitit 2013 ku fitoi një vend në Parlament si deputet i Lezhës, ai e humbu atë dy vite më pas, në vitin 2015, si pasojë e Ligjit të Dekriminalizimit. Arben Ndoka, i zgjedhur nën siglën e PS, ishte dënuar në Itali për prostitucion dhe nuk e kishte deklaruar.

    Në vitin 2018 u arrestua për çështjen e 30 ha tokë te “Rana e Hedhun”, në dosjen e skandalit të tokave bashkë me familjarët e tij, me vlerë tregu 50 mln euro, tashmë e sekuestruar. Ai u lirua më pas, teksa tani ish-deputeti është në kërkim për dosjen “Revanshi” me 7 organizata kriminale të fuqishme në luftë mes tyre, për atentate dhe pagesa në aktivitete të paligjshme. Ndoka dyshohet se fshihet në Dubai.

    Saimir Tahiri

    I parafundit në radhë ishte ish-ministri i Brendshëm dhe deputeti socialist, Saimir Tahiri, hetimi ndaj të cilit nisi më 2017, si pasojë e dosjes “Habilaj” të Antimafias së Katanias në Itali. Tahiri shpëtoi burgun, por humbi karrierën politike. Apeli i Posaçëm i GJKKO-së do të dënonte më 4 shkurt 2022 Tahirin, me tre vite e katër muaj burgim, teksa më herët ish-Krimet e Rënda e kishin dënuar po më këtë masë, por ia kishin kthyer në shërbim prove me tre vite me kusht.

    Rekursi që bëri tahiri riçeli çështjen në Apel dhe ky i fundit dha të njëjtin verdikt, por këtë herë me vuajtje të izolimit në Burgun e Fierit për “shpërdorim detyre”. Tahiri u lirua një vit më pas, pasi Gjykata pranoi kërkesën për shkaqe shëndetësore të bashkëshortes së tij.

    Lefter Koka

    Ish-ministri i Mjedisit, deputet i PS dhe LSI, Lefter Koka, u burgos pas akuzave për korrupsion në lidhje me tenderët e impianteve të përpunimit të mbetjeve. Në momentin e arrestimit, 14 Dhjetor 2021, ai ishte ende deputet i PS, teksa u denoncua për skandalin e inceneratorëve Elbasan dhe Fier, kur ishte ministër, vitet 2013-2017 me LSI. GJKKO e dënoi me rreth 7 burg me gjykim të shkurtuar dhe përfundimisht me rreth 5 vite izolim për Elbasanin dhe 10 vite për Fierin, me 7 vite gjykim i shkurtuar.

    Akuzat ndaj tij ishin “shpërdorim i detyrës”, “korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

    Alqi Bllako

    Deputeti socialist Alqi Bllako, u arrestua më 31 Mars 2022 për çështjen e inceneratorit të Fierit, teksa u hetua edhe për rastin e Elbasanit. Në periudhën e koncesionit ai ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, ku u akuzua se ka firmosur për inceneratorët.

    Bllako mori pafajësi për Elbasanin, por u shpall fajtor për Fierin, ku kishte emëruar drejtor të inceneratorit edhe babanë e tij. Ai u dënua me 4 vite burgim, që u konvertua nga gjykimi i shkurtuar prej GJKKO në 2 vjet e 8 muaj heqje lirie.

    cilet jane politikanet e arrestuar Ervin Salianji politikanet e denuar ne shqiperi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Amorim bën lëvizjen e parë, telefonon Leao dhe synon t’i mbushë mendjen të qëndrojë te Milan

    June 26, 2026

    Aksident në Sarandë/ Makina përfundon jashtë rrugës, ndahet më ‘dysh’ nga barrierat mbrojtëse

    June 26, 2026

    Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë teksa vala e të nxehtit rëndon sektorin energjetik

    June 26, 2026

    Spektakël në Botëror! Brazili, Holanda dhe organizatorët mësojnë kundërshtarët e turit 1/16

    June 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.