Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shërbente si furnizues i heroinës, arrestohet 48-vjeçari. Në banesë i gjenden 144 bimë kanabisi

    Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit

    Pas shtatë vitesh, seriali “Euphoria” mbyllet me një kthesë tragjike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Nga dhuna ndaj gruas dhe babait tek shpërdorimi i detyrës, arrestohen 4 persona në Tiranë

    October 21, 2024
    Nga dhuna ndaj gruas dhe babait tek shpërdorimi i detyrës, arrestohen 4 persona në Tiranë
    Foto ilustruese

    TIRANË– “Blutë” e Tiranës kanë arrestuar 4 persona gjatë orëve të fundit. Efektivët kanë ndaluar një shtetas, pasi gjykata kishte vendosur për të masën e sigurisë “arrest me burg” për “shpërdorim detyre”.
    Mësohet se pas hekurave kanë përfunduar dy burra, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre. U arrestua gjithashtu edhe një 38-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait.

    NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË: 

    Tiranë/Arrestohen 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.

    Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ekzekutuan vendimin penal për shtetasin A. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit A. Q., 40 vjeç, dhe I. C., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se kanë ushtuar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin S. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 ekzekutuan vendimin penal për shtetasin K. O., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

    Materialet i kaluan Prokurorisë.

    arrestohen 4 persona në Tiranë dhuna ndaj gruas dhe babait shperdorim detyre
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shërbente si furnizues i heroinës, arrestohet 48-vjeçari. Në banesë i gjenden 144 bimë kanabisi

    June 14, 2026

    Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit

    June 14, 2026

    Pas shtatë vitesh, seriali “Euphoria” mbyllet me një kthesë tragjike

    June 14, 2026

    Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë?

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.