Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Nga demilitarizimi i UÇK-së te premtimi për të drejtat e pakicave, publikohet transkripti e plotë e bisedës Clinton–Thaçi në vitin 1999

    September 24, 2025

    Një dokument i veçantë arkivor nga Shtetet e Bashkuara ka zbuluar përmbajtjen e një bisede telefonike që ndodhi në një moment vendimtar për Kosovën, më 20 qershor 1999. Vetëm pak ditë pas përfundimit të fushatës ajrore të NATO-s, tërheqjes së forcave serbe nga Kosova dhe nënshkrimit të marrëveshjes për demilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, presidenti amerikan Bill Clinton u lidh drejtpërdrejt me liderin e atëhershëm të UÇK-së, Hashim Thaçin.

    Telefonata u zhvillua nga hoteli Hyatt në Köln, Gjermani, ku Clinton ndodhej për samitin e G-8. Për rreth dhjetë minuta, dy figurat diskutuan për të ardhmen e Kosovës, rolin e UÇK-së, kthimin e refugjatëve, rindërtimin e vendit dhe nevojën për të respektuar të drejtat e pakicave.

    Në transkriptën e publikuar, Clinton e përgëzon Thaçin për nënshkrimin e marrëveshjes për transformimin e UÇK-së, duke e cilësuar si një ditë të rëndësishme që koincidonte me tërheqjen e plotë të forcave serbe nga Kosova. Ai i premtonte se SHBA-ja do të angazhohej për siguri, ndërtimin e një force policore vendore dhe për vetëqeverisje të vërtetë për kosovarët.

    Thaçi, nga ana tjetër, i përgjigjej se ky sukses ishte i përbashkët, duke e quajtur një kompromis të domosdoshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ai i garantonte presidentit amerikan se UÇK-ja dhe udhëheqësit e saj do të respektonin të drejtat e njeriut dhe të gjitha pakicave etnike në Kosovë – një zotim që Clinton e vlerësonte si thelbësor për të dëshmuar se kauza kosovare ishte e drejtë dhe e ligjshme përballë botës.

    Në bisedë u prekën edhe tema të tjera madhore: rindërtimi i Kosovës, kthimi i qindra mijëra refugjatëve, krijimi i një shoqërie civile funksionale dhe organizimi i zgjedhjeve të lira e pluraliste. Thaçi i kërkonte mbështetje Clintonit, duke e cilësuar këtë periudhë si fillimin e një “beteje të re” për Kosovën.

    Sipas ish-ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, i cili ka dëshmuar këto ditë në Hagë, kjo bisedë ishte një nga momentet që e forcoi besimin e administratës amerikane te Thaçi. Rubin tha se Clinton e kishte përshkruar si mbresëlënëse mënyrën se si Thaçi, në kushte të pasigurta lufte, pa ndonjë përgatitje paraprake, dha mesazhe të qarta dhe paqësore që përcollën pjekuri politike.

    Sot, ndërsa Hashim Thaçi ndodhet në Gjykatën Speciale në Hagë, i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, kjo transkriptë risjell në vëmendje një prej kapitujve më vendimtarë të karrierës së tij politike dhe marrëdhënies së Kosovës me Shtetet e Bashkuara.

    1999 biseda Clinton–Thaçi transkripti
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    June 12, 2026

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    June 12, 2026

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    June 12, 2026

    Botërori 2026, turneu më i madh në histori: 48 skuadra dhe 104 ndeshje

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.