Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hapet debati për raportet mjekësore në Gjermani

    Parashikimi i horoskopit 23 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Gjermani-Itali: Merz shpreson tek pragmatizmi i Melonit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Nga debutimi në “Youtube” tek një yll ndërkombëtar, 10 vitet skenike të Dua Lipës

    August 22, 2025

    Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, shënon një moment historik në karrierën e saj – plot 10 vite në skenën muzikore. Pikërisht më 21 gusht 2015, ajo publikoi në YouTube këngën e saj të parë, “New Love”, duke nisur një rrugëtim që shumë shpejt do ta kthente në një ikonë të muzikës pop.

    Nga një emër i panjohur në industrinë e muzikës, brenda një dekade Dua Lipa ka arritur të bëhet një prej yjeve më të mëdhenj të pop-it modern, me miliona fansa në mbarë botën, çmime prestigjioze dhe një ndikim të jashtëzakonshëm në kulturën bashkëkohore.

    Vetëm dy vite pas debutimit, albumi i saj i parë “Dua Lipa” solli hite të paharrueshme si “Be the One” dhe “New Rules”, të cilat e ngjitën menjëherë në majat e toplistave.

    Kulmin e suksesit ajo e preku në vitin 2019 me “Don’t Start Now”, një super-hit global, ndërsa një vit më pas albumi “Future Nostalgia” i solli çmimin prestigjioz Grammy për “Best Pop Vocal Album”, duke e konsoliduar si një prej artisteve më të rëndësishme të dekadës.

    Turnetë botërore nga 2022 deri në 2024 thyen rekorde shitjesh dhe mbushën stadiume në të gjithë kontinentet, ndërsa bashkëpunimet me emrat më të mëdhenj të industrisë muzikore e forcuan edhe më tej praninë e saj ndërkombëtare.

    Në përvjetorin e saj të dhjetë, Dua Lipa është më shumë se një artiste suksesi – ajo është një simbol frymëzimi për breza të tërë, duke dëshmuar se ëndrrat bëhen realitet me talent, përkushtim dhe këmbëngulje.

    Radar.al

    Dua Lipa këngëtarja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hapet debati për raportet mjekësore në Gjermani

    January 23, 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    January 23, 2026

    Gjermani-Itali: Merz shpreson tek pragmatizmi i Melonit

    January 23, 2026

    Si të veprohet me Donald Trump? Brukseli në ditë të vështira

    January 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 22 Janar 2026

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 21 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.