Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Nga çantat firmato tek orët luksoze, shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptarë në Britani, mbi 1 milion paund dëme

    January 7, 2026

    Autoritetet britanike kanë goditur një bandë hajdutësh të përbërë nga pesë shtetas shqiptarë dhe një grua britanike, të përfshirë në dhjetëra vjedhje me vlerë të lartë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Të pandehurit kanë pranuar fajësinë për një seri grabitjesh që kapin vlerën mbi 1 milion paund.

    Endrit Nikolli (27 vjeç), Kristian Gropcaj (30), Gjergj Lleshaj (31), Kristian Dedndreaj (28) dhe Sidorjan Lleshi (26) u deklaruan fajtorë për vjedhje gjatë seancave në Gjykatën e Kurorës në Chester, më 28 nëntor 2025 dhe 6 janar 2026. Ndërkohë, Jade Tubb (33 vjeçe), shtetase britanike dhe partnere e Nikollit, u shpall fajtore për konspiracion për posedim pasurie kriminale.

    Sipas hetimeve, banda ka kryer të paktën 44 vjedhje në qarqe të ndryshme, përfshirë Cheshire, Staffordshire, Nottinghamshire, Warwickshire dhe West Mercia. Ata hynin në banesa duke përdorur shkallë për të hyrë nga dritaret ose ballkonet dhe grabisnin çanta firmato, bizhuteri, orë luksoze dhe shuma të mëdha parash.

    Në Worcestershire, banda grabiti disa herë brenda një dite në zona si Feckenham, Barnt Green dhe Astwood Bank. Në West Mercia u regjistruan gjithashtu nëntë vepra penale në Hereford dhe Oswestry.

    Gjatë bastisjeve, policia sekuestroi 13 çanta dore firmato dhe 14 orë luksoze me vlerë rreth 17 mijë paund, si edhe disa telefona celularë. Analiza e pajisjeve zbuloi qindra imazhe të sendeve të vjedhura dhe mesazhe që përmbanin lidhje me Google Maps, të cilat përputheshin me vendndodhjet e vjedhjeve.

    Hetimet treguan gjithashtu se anëtarët e bandës takoheshin rregullisht në një kafene në lagjen e bizhuterive në Birmingham. Në komunikimet mes Nikollit dhe Tubbit, çifti e përshkruante veten si “Bonnie dhe Clyde”, duke iu referuar bashkëpunimit të tyre kriminal.

    Policia konfirmon se shumica e sendeve të vjedhura janë shitur, ndërsa vetëm një pjesë e vogël është rikthyer te pronarët.

    Pesë shtetasit shqiptarë mbeten në paraburgim dhe do të dënohen më 20 shkurt. Jade Tubb është liruar me kusht dhe do të njihet me vendimin e gjykatës në të njëjtën datë.

    Autoritetet britanike Banda britani shqiptare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    June 12, 2026

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    June 12, 2026

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    June 12, 2026

    Botërori 2026, turneu më i madh në histori: 48 skuadra dhe 104 ndeshje

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.