Ylli i popit u pa duke shijuar pamjet në Portofino duke mbajtur për dore të dashurin e saj model xhamajkan 37-vite më të ri.
Mësohet se të dy u bashkuan në vitin 2022 për një xhirim kopertinë për revistën Paper, e si rrjedhojë ata e njohin njëri-tjetrin që para disa kohësh.
Të njëjtat raporte thonë se çifti udhëtoi për në Itali përpara ditëlindjes së 66-të të Madonës më 16 gusht. Mësa duket ky është i riu, me të cilin është fotografuar një javë më parë e zhveshur në shtrat dhe foton e ka postuar në Instagram.
Akeem Morris ka lindur në Xhamajka më 2 maj 1996. Aktualisht jeton në Nju Jork.
Sipas profilit të tij në LinkedIn, ai u diplomua në Universitetin Stony Brook me një diplomë bachelor në shkencat politike. Morris ndan një sërë fotosh në Instagram, duke postuar foto rreth Manhattan dhe Brooklyn.
Ai duket se është në modë pasi poston edhe foto duke treguar stilin e tij në fotosesione nga netët në qytet./DailyMail
Madonna, 65, holds hands with new boyfriend Akeem Morris, 28, ahead of 66th birthday celebrations in Italy https://t.co/7UJMQ3cWAz pic.twitter.com/3sKB4iwMYX
— Mail+ (@DailyMailUK) August 13, 2024


