TIRANË-Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj ka folur sërish nga arratia. Ai flet për “thika pas shpine”, kërcënime që sipas tij kanë prekur edhe familjen e tij. Ahmetaj duke folur për “Vincent W.J. van Gerven Oie vijon ta quaj “politike” ndjekjen e tij penale, ndërsa këtë herëka treguar me detaje kërcënimet që kanë ardhur në adresën e tij dhe të familjarëve.
Ai rrëfen se përndjekja e tij ka nisur që prej 2022, ndërsa shton se u largua nga Shqipëria, pasi përpos për veten kishte dhe frikë për familjen e tij.
“Menjëherë pasi u shkarkova nga Kryeministri. Ishte shtator apo tetor 2022 kur filloi përndjekja. Pastaj largova familjen. Nuk u ktheva më në Shqipëri sepse kisha frikë për jetën time. Kisha frikë për jetën e familjes sime. Nëse do të përfundoja në burg, jam i sigurt që nuk do dilja i gjallë nga andej. Duke ditur që jam pak emocional, ata do të kishin krijuar ndonjë incident në burg dhe do të thoshin: “Eh, që ta dini, ngaqë u grind, prandaj u vra”, ka thënë Ahmetaj,
Ish-socialisti ka rrëfyer gjithashtu edhe rolin e dados filipineze e cila ishte kërcënuar për të zbuluar sekretet e Ahmetaj.
“Gruaja ime e tanishme kishte punësuar një dado filipinase dhe në një moment ajo po qante. Doli se ishte kërcënuar për të bërë foto e video të miat dhe të asaj që ndodhte në shtëpinë time dhe për t’ua dorëzuar këto njerëzve në një kompani të quajtur Emerald Spa. Atëhere u tmerrova vërtet”, tha Ahmetaj ndër të tjera.


