Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Nga bari sintetik te dëmtimet, Interi duhet të bëjë kujdes nga kurthi i zvicerianëve

    October 23, 2024
    Nga bari sintetik te dëmtimet, Interi duhet të bëjë kujdes nga kurthi i zvicerianëve

    Interi do të kërkojë fitoren, por e di shumë mirë se çfarë telashesh mund të ketë në ndeshjen kundër Jang Bojs në Bernë. Dëmtimet janë një nga problemet e mëdha për trajnerin Simone Inzagi, që i ka alternativat e pakta për këtë duel vendimtar. Por mbi të gjitha problem është bari sintetik ku do të luhet ndeshja. Jang Bojs është një nga transfertat më delikate për të gjitha ekipet në Europë pasi duhet që të ndryshojnë strategjinë e lojës dhe të bëjnë kujdes me kontrollin e topit.

    Ndërkohë që të zotët e shtëpisë e përdorin këtë si një armë shtesë për të ndërtuar edhe goditjet standarde dhe strategji për t’i vënë në vështirësi miqtë. Në stadiumin “Vankdorf” e kanë pësuar edhe shumë skuadra të mëdha gjatë historisë. Aty ka humbur Reali i Madridit, Juventusi dhe Mançester Junajtid. Është një “kurth” në të cilin mund të bjerë edhe Interi i Simone Inzagit. Por këta të fundit në Champions kanë bërë shumë mirë dhe duan që të hedhin një hap të sigurt drejt kualifikimit.

    JUVENTUSI- Sigurisht që një tjetër aspekt që nuk mund të injorohet është ndeshja kundër Juventusit në fundjavë. Ekipi bardhezi shihet si një nga kandidatët potencialë për titullin kampion dhe Inzagi duhet që t’i japë një goditje në aspektin psikologjik. Është e pashmangshme që disa prej lojtarëve të mendojnë më së shumti duelin me “Zonjën”, pavarësisht se ata janë profesionistë dhe e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë të nënvlerësosh kundërshtarin.

    FORMACIONI- Pavarësisht problemeve fizike që ka skuadra e Interit, gjithmonë Inzagi e ka luksin që të bëjë ndryshime. Pritet që të luajë me linjën e dytë në mbrojtje dhe në sulm kundër Jang Bojs. Zomer do të jetë në portë, ndërkohë që Bisek do të marrë vendin e titullarit bashkë me De Vrajin dhe Bastonin. Në të djathtë luan Dumfris si titullar dhe Augusto nga e majta. Mesfusha do të përbëhet nga Barela, Fratezi dhe Çalhanoglu. Në sulm luan dyshja e Champions-it, Taremi dhe Arnautoviç. Të dy pushuan në Romë dhe janë gati për të marrë përsipër fatet e skuadrës në sulm. Në ndeshjen ndaj Cervena Zvezdës ishin vendimtarë.

    Bari interi kurthi i zvicerianëve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    April 21, 2026

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    April 21, 2026

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    April 21, 2026

    “E hodhën si plehra”/ Nëna e 19-vjeçares shqiptare në Greqi kërkon drejtësi për vajzën e saj

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.