Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Nga avokatë te inxhinierët/ Ja profesionet me rritjen më të madhe në ekonomi në 3 dekadat e fundit

    April 11, 2025
    Nga avokatë te inxhinierët/ Ja profesionet me rritjen më të madhe në ekonomi në 3 dekadat e fundit

    Nga të gjitha aktivitet ekonomike që formojnë Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), përgjatë tre dekadave të fundit është rritur ndjeshëm kontributi i “Aktivitete profesionale, shërbime mbështetëse”.

    Ky aktivitet ekonomik përfshin përgjithësisht profesionet e lira, avokatë, ekonomistë, kontabilistë, shërbime profesionale, dentistë, konsulenca, aktivitete të arkitekturës, inxhinierisë, etj.

    Sipas të dhënave të INSTAT aktivitet profesionale kontribuuan me 0.93 për qind në PBB-më totale në vitin 1995, teksa vitin e kaluar pesha e këtij grupi arriti në 7.4 % të PBB-së.

    Aktivitetet profesionale kishin rritjen më të madhe të peshës së tyre në ekonomi në raport me degët e tjera të mëdha të ekonomisë, të tilla si bujqësia dhe tregtia.

    Shqipëria doli nga regjimi ekonomik me një cikël ekonomik tërësisht të mbyllur ku ofruesi i vetëm i shërbimeve dhe mallrave ishte shteti. Me përfshirjen e vendit në ekonominë e tregut, nisi sipërmarrja e lire dhe pesha e sektorit privat në ekonomi nisi të rritej dhe bashkë më të edhe profesionet e lira. Nevoja për shërbime avokatie, noterie, konsulenca, auditim, etj u rrit ndjeshëm vit pas viti, duke zgjeruar ndjeshëm peshën e këtyre aktiviteteve në ekonominë e vendit.

    Shërbimet profesionale vit pas viti bëhen gjithnjë e më të kërkuara duke u shndërruar një zë më peshë në ekonomi. Vitet e fundit shumë nga aktivitetet profesionale u nxitën nga ndryshimi i modelit ekonomik të vendit.

    Rritja e sektorit të ndërtimit vitet e fundit ka shtuar ndjeshëm kërkesë për shërbime profesionale të tilla si projektim, arkitekture, inxhinieri, konsulencë, etj.

    Sektori i turizmit gjithashtu ka nxitur edhe një seri aktivitetesh profesionale të tilla si shërbimet e pastrimit, kontabilitetit dhe guidave turistike, studime të tregut, konsulenca e etj.

    Prej me më shumë se 34 vitesh në ekonominë e tregut bizneset po marrin shërbime jashtë kompanisë. Psh departamentet e marketingut bëhen me agjenci. Në vend të që të punësojnë juriste, bizneset paguajnë zyra juridike për përfaqësim. Gjithashtu çështjet e ndërlikuara të pronësisë kanë rritur kërkesën për shërbime juridike.

    Gjithashtu në dekadën e fundit për shkak të plakjes së popullsisë dhe rritjes së pjesëmarrjes së grave në tregun e punës është rritur ndjeshëm kërkesa për kujdestar shtëpie etj. Të dhëna të krahasueshme tregojnë se Aktivitete Profesionale në Shqipëri kanë peshë më të lartë në PBB se në vendet e tjera të Rajonit, me përjashtim të Serbisë e Malit të Zi./Monitor

    “Jam gati të paguaj mëkatet e mia”, Vrasësi i Ilaria Sulës i kërkoi ndjesë, familja: Na kthe vajzën…

    avokatë ekonomi inxhinierë profesionet me rritjen më të madhe
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.